Fantazma me sy njeriu
Fantazma me sy njeriu është roman për fëmijë i autores Mira Meksi dhe piktores Lindita Daja, (Koliqi). Romani u botua nga Sh. B. Ideart në vitin 2004. dhe ka 62 faqe.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në guvën e lagësht të një eremite të vjetër ishin mbledhur fantazmat. Fantazmadhja mori një grusht drite dhe e hodhi në një magje guri. Pastaj hodhi edhe një tjetër, edhe një tjetër… Përzjeu dritën me dritë dhe zuri të ngjeshë brumin dritë. Brumi nuk lidhej dhe nuk i bindej Fantazmadhes. Fantazmat e tjera qenë përkulur mbi magje. Grushte të tjera me dritë, hidh e hidh. Nuk kishte ndodhur më parë, të mos ngjizej dot një fantazmë me kaq shumë dritë. Fantazmadhja lëvizi duart dhe më në fund brumi mori formë. Dy sy të vërtetë njeriu mbinë në mes të asaj forme fantazme. Sy njeriu në trup fantazme!
Ky artikull për një libër është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |