Faruk Mujka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Faruk Mujka Lindi më 08. 12. 1967 në Mitrovicë. Në vitin 1993 i mbaroi studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinës.

Në periudhën 1993 – 1999 punoi në NTPP “Lin-Projekt”, kurse nga viti 1999 deri më 2010 në OSBE. Që nga themelimi, në prill të vitit 2007, veproi si nënkryetar i Partisë Ekologjike. Ka marrë pjese edhe në aktivitetet e përbashkëta me Lëvizjen Vetëvendosje!, si në protestat kundër maunave me lëndë helmuese në Mitrovicë dhe në Kroin e Vitakut.