Fatlik Lila

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatlik Lila I lindur me 11.11.1951 në Gjakovë.

Fatliku ka diplomuar në fakultetin juridik në UP, ndërsa që nga viti 1977 ka qenë i punësuar së pari në IBT “EMIN DURAKU” (si referent i pavarur juridik) në Gjakove, pastaj në Gjykaten Themelore të Punës së Bashkuar (si bashkëpunetor profesional dhe gjyqkatës i jashtëm) poashtu në Gjakovë, në Gjykatën Komunale (si gjyqtar civil). Po ashtu Fatlik Lila ka punuar në ndërmarrjen ‘Metaliku” si Drejtor i kuadrave, Kryetar i Komisionit për Komasacion në Gjakovë, në Qeverinë e Përkohshme Lokale (1999-2000 si ndihmës kryetar i komunës) dhe në H.C “JATEX” SH.A si drejtor i kuadrave.

Tani së fundi udheheq zyrën e N.SH për punë juridike “KODI” në Gjakovë.

Fatlik Lila është ish i burgosur politik në periudhën kohore janar 1992 deri në fund të janarit 1996, për vepër penale bashkim për veprimtari armiqësore. Themelues ideor i organizatës ushtarako-politike “Fronti për Rezistencë dhe Bashkim Kombëtar”.

Aktivitetet tjera politike të Fatlik Lilës jane edhe kryetar i shoqatës së të përndjekurve politik dega në Gjakovë 1997-2000; Kryetar i shoqatës së juristëve të pavarur të Kosovës dega në Gjakovë 1990-1992; Kryetar i këshillit nismëtar i sportit të pavarur gjatë vitit 1991.

Ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.