Jump to content

Fatos Lulo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatos Lulo ka lindur më 2.09.1961, në Tiranë. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1989 deri në fund të vitit 1992 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave, në Komitetin e Punës dhe Përkrahjes Sociale, më pas Ministria e Punës, Emigracionit dhe Çështjeve Sociale. Në periudhën 1994-2004 ka ushtruar profesionin e avokatit. Në vitin 2004 u zgjodh nga Parlamenti i Shqipërisë si anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT). Në vitet 2005-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Në muajin maj të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë regjimit komunist ka shërbyer si jurist në Zyrën e Kryeministrit, Adil Çarçani, dhe në Ministrinë e Punës.