Federata e Basketbollit e Kosovës
Federata e Basketbollit e Kosovës ose shkurt FBK, është organizatë joprofitabile e licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). FBK është themeluar në vitin 1991 ku kryetarë të parë kishte z.Isuf Lumi. Edhe pse deri në vitit 1999, nuk ishte sport shumë i njoftun në Kosovë, pas luftës së fundit u bë njëri nga sportet më të popullarizuara në vend. Federata e Basketbollit e Kosovës, është instanca më e lartë në vend për sportin e basketbollit. Është e përbërë nga Bordi, klubet e basketbollit, shoqatat, komisionet dhe këshillat e ndryshme. Qëllimi kryesorë i FBK-së është zhvillimi i basketbollit, krijimi i basketbollistëve/ve, gjyqtarëve dhe trajnerëve. Nga paslufta e deri në ditët e sotme FBK ka pasur tre (3) kryetarë të ndryshëm. Deri në vitin 2006 kryetarë i FBK ishte z.Behlul Beqa, nga viti 2006 e deri më 2010 ky institucion ishte nën udhëheqjen e z. Erolld Belegu, kurse tani e dy vite është nën udhëheqjen e z. Fatmir Gashi. Bordi i FBK është i përbërë nga njëmbëdhjet anëtarë duke përshirë edhe kryetarin. Gjithashtu nën ombrellën e FBK funksionojnë edhe shoqatat e ndryshme si ajo e gjyqtarëve (SHGJFBK) ku kryetarë është z. Alban Vula, shoqata e trajnerëve me kryetarë z. Arben Krasniqi, Shoqata e minibasketbollit, streetbollit dhe shoqata e personave me aftësi të kufizuara.
Në sezonin 2010/2011 titullin e kampionit për të gjashtën herë rradhazi e fitojë Sigal Prishtina. [1]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull nga sporti është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |