Femi Cakolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Femi Cakolli është një pastor, veprimtar dhe studiues i letërsisë nga Dardana.

Shenime biografike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Femi Cakolli, u lind më 1 mars 1969, në fshatin Mirash (Krilevë) të komunës së Dardanës (Kamenicës).[1]

Prej vitit 1986-1989 kryetar i Klubit Letrar "Fan Noli" në Krilevë.

Në vitin 1990 ishte pjesëtar i Lëvizjes gjithëpopullore për Pajtimin e Gjaqeve.

Prej vitit 1990-1992 themelues dhe kryetar i Shoqërisë Kulturore "Albana" në Dardanë (Kamenicë).

Më 1991 nënkryetar i Shoqërisë për Zhdukjen e Analfabetizmit "Motrat Qiriazi" në Dardanë.

Në besimin e krishterë u kthye më 15 mars 1992 kur ishte edhe absolvent i studimeve letrare.

Më 1994 është ordinuar pastor i Kishës Protestante Bashkësia Ungjillore e Mesisë, Prishtinë, dhe e vazhdon thirrjen e bariut njerëzor.

Më 1995 diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në degën e Letërsisë Shqipe me temen "Bibla dhe letërsia shqiptare" tek prof. Hasan Mekuli.

Ndërmjet viteve 1995-1999 ka qenë vullnetar në Shoqatën e Paraplegjikëve të Kosovës, më vonë HANDIKOS, duke punuar me Halit Ferizin.

Në korrik të vitit 1997 themeloi Shtëpinë Botuese "Tenda" dhe vazhdon që të jetë editor i saj.

Në shtator 1997 themeloi Revistën Ungjillore "Letra e Gjallë"., dhe vazhdon të jetë kryeredaktor i saj.

Nga viti 2001 është bashkëpunëtor i jashtëm i "Media Associations International", Chicago, USA.

Më 2002 mbrojti tezën e magjistraturës me titull "Kodi biblik në letërsinë shqiptare" tek mentori prof. dr. Sabri Hamiti.

Më 2006 mbrojti tezën e doktoratës me temë "Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës" tek mentori prof.dr. Sabri Hamiti.

Më 2006, 2010, 2011 Pastor Femi Cakolli ishte Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës.

Nga viti 2007 nënkryetar i Asociacionit për Zhvillimin e Gallapit "Galabri" dhe redaktor i revistës "Gallapi".

Prej vitit 2009-2014 bëri studime teologjike në kuadër të Institutit Biblik për Zhvillimin e Udhëheqësve, në Ames, Iowa, USA.

Anëtar i Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës është prej vitit 2010.

Dr. Femi Cakolli është bashkëthemelues i Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante, Tiranë, Shqiperi, nga viti 2014.

Drejtor i shenimit te 200 vjetorit te Levizjes Protestante mes shqiptareve (1816-2016)

Udheheqes i Rrjetit te Kishave "Dardania" (2016)

Drejtor i shenimit te 500 vjetorit te Reformacionit (1517-2017).

Themelues i Shoqerise Biblike te Kosoves (2017)

Në mars 2018 u zgjodh Kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës.

Organizator i "Darka e Lames" cdo tetor

Themelues i Bibliotekes "Konstandin Kristoforidhi" Prishtine

Aktualisht është doktorant pranë Institutit amerikan në Ames, Iowa për studime teologjike "Biblical Institute of Leaders Development" & Antioch School.

Pastor Cakolli ftohet nëpër konferenca rajonale e ndërkombëtare sikurse edhe i pranishëm në media duke debatuar tema të ndryshme.

Veprat e Botuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Femi Cakolli deri tani ka botuar mbi 500[2] shkrime të ndryshme publicistike e shkencore brenda dhe jashtë vendit.

  • Kodi biblik në letërsinë shqiptare (kritikë), 2003
  • Pamfletet e mia krishtere (doktrinë), 2004
  • Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës (kritikë), 2006
  • Mish fryme (poezi), 2008
  • Intervistë me Dr. Skënder Gashin (publicistikë), 2013
  • Bibliologjia (manual per studente), 2016
  • Kronologjia e Levizjes Protestante mes shqiptareve 1816-2016 (histori), 2016

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • facebook: Pastor Femi Cakolli
  • facebook: Femi Cakolli
  • Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës
  • Kisha Protestante "Bashkesia Ungjillore e Mesise", Prishtine
  • Instituti per Studime Shqiptare dhe Protestante, Tirane
  • Shtepia Botuese "Tenda", Prishtine
  • Antioch School, Ames, USA
  • Lidhja e Shkrimtareve te Kosoves

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Mr. Femi Cakolli: Pamfletet e mia krishtere (Një prezantim praktik i doktrinës protestante), Shtëpia Botuese "Tenda", Prishtinë, 2004, (Shënime për autorin), fq. 159. ISBN 9951-405-17-7
  2. ^ Femi Cakolli - Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës Arkivuar 29 tetor 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 14.12.2016.