Jump to content

Fernando Pessoa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fernando Pessoa

Fernando António Nogueira Pessoa (13 qershor 1888 - 30 nëntor 1935) ishte një poet, shkrimtar, kritik letrar, përkthyes, botues dhe filozof portugez, i përshkruar si një nga figurat më të rëndësishme letrare të shekullit XX dhe një nga poetët më të mëdhenj në gjuhën portugeze. Ai gjithashtu shkroi dhe përktheu në anglisht dhe frëngjisht.

Pessoa ishte një shkrimtar i frytshëm, dhe jo vetëm nën emrin e tij, sepse ai krijoi afërsisht shtatëdhjetë e pesë të tjerë. Ai nuk i quajti të gjithë këta emra pseudonime sepse mendonte se disa nuk merrnin jetë në mënyrën e tyre të vërtetë, intelektuale dhe të pavarur, dhe kështu i quante heteronime . Këto figura imagjinare nganjëherë mbronin ide ekstreme.

Pessoa lindi në Lisbonë më 13 qershor 1888. Kur ai ishte pesë vjeç, babai i tij, Joaquim de Seabra Pessôa vdiq nga tuberkulozi dhe vitin tjetër, më 2 janar, vdiq edhe vëllai i tij i vogël Jorge, vetëm një vjeç .

Pas martesës së dytë të nënës së tij, Maria Magdalena Pinheiro Nogueira, me João Miguel dos Santos Rosa, Fernando lundroi me nënën e tij për në Afrikën e Jugut në fillim të vitit 1896, për t'u bashkuar me njerkun e tij, një oficer i emëruar konsulli Portugez në Durban, kryeqyteti i ish kolonisë Britanike të Natalit. Më vonë, më 1918, Pessoa shkroi një letër në të cilën referohet:

Vitin e fundit në Lisbonë para se të transferohej në Durban, 1894, në moshën 6 vjeç.

Ekziston vetëm një ngjarje në të kaluarën e cila ka edhe përcaktueshmërinë dhe rëndësinë e nevojshme për ratifikim; kjo është vdekja e babait tim, e cila ndodhi më 13 korrik 1893. Martesa e dytë e nënës time (e cila u zhvillua më 30 dhjetor 1895) është një datë tjetër që mund ta jap me përpikëri dhe është e rëndësishme për mua, jo në vetvete, por në një nga rezultatet e saj - fakti që, njerku im duke u bërë Konsull Portugez në Durban (Natal), bëri që unë të arsimohesha atje, që ishte një rrethanë me rëndësi të madhe në jetën time, duke formuar kështu fatin tim.

Pessoa e mori arsimin e tij të hershëm në shkollën St. Joseph Convent, një shkollë e drejtuar nga murgesha irlandeze dhe franceze . Ai u transferua në shkollen e mesme Durban në Prill 1899, duke u bërë njohës i mirë i anglishtes, dhe duke zhvilluar një vlerësim për letërsinë angleze.

Pessoa në Durban, 1898, në moshën 10 vjeçare.

Në parathënien e librit The Book of Disquiet (Libri i Shqetësimit), Pessoa shkroi për veten e tij:


Asgjë nuk e kishte detyruar atë të bënte diçka. Ai e kishte kaluar fëmijërinë e tij vetëm. Ai kurrë nuk u bashkua me ndonjë grup. Ai kurrë nuk ndoqi një kurs studimi. Ai kurrë nuk i përkiste një turme. Rrethanat e jetës së tij përbëheshin nga ai fenomen i çuditshëm, por mjaft i zakonshëm - mbase, në fakt, është i vërtetë për të gjitha jetët - të ishte i përshtatur me imazhin dhe paraqitjen e instinkteve të tij, që shkonin drejt plogëtisë dhe mbylljes në vetvete.