Lista e festivaleve në Kosovë
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
ReMusica
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Bashkëkohore, është një ngjarje e përvitshme që ka për qëllim të prezentojë dhe promovojë audiencës lokale zhvillimet në muzikën bashkëkohore në skenën ndërkombëtare dhe lokale. Deri me tash jane mbajtur 14 edicione. I organizuar nga Qendra Kosovare për Muzikë të Re, Festivali i Muzikës së Re është rezulat i punës kolektive të një grupi kompozitorësh kosovarë të udhëhequr nga Rafet Rudi. Festivali prezenton muzikën bashkëkohore përmes performancave që paraqesin tendencat e ndryshme stilistike prej shekullit të 20të e deri të atyre në ditët e sotme. Deri më tash, ReMusica ka qenë nikoqire e artistëve mysafirë nga mbarë bota dhe performancave të ndryshme , prej atyre individuale e deri tek ansamblet kolektive.
Skena Up
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skena UP është festival ndërkombëtar i studentëve të filmit dhe teatrit, që mbahet çdo vit nga tetori i vitit 2003 në Prishtinë. Themeluar nga një grup studentësh dhe artistësh të rinj, Skena UP është krijuar si një platformë për garim të filmave dhe shfaqjeve të studentëve, që e bën këtë festival të rrallë.
Me anë të shfaqjeve teatrale, filmike, punëtorive, diskutimeve, debateve dhe prezencës së yjeve, Skena UP ka për qëllim të krijojë një forum të përshtatshëm për prezentimin e punëve studentore ku artistët takojnë publikun dhe marrin opinionin e tij. Në të njëjtën kohë, karakteri ndërkombëtar i Skenës UP e bën atë një platformë për rrjet-ndërtim, ku studentët pjesëmarrës takohen me kolegët e tyre dhe po ashtu kanë mundësi për të takuar regjisorë, producentë, shkrimtarë dhe aktorë të famshëm.
Erdhlezeti Festival
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]ERDHLEZETI është festival tashmë tradicional Kosovar i cili mbledhë qindra njerëz në kryeqytet për të festuar ardhjën e verës e ikjën e dimrit. Tash e pesë vjet, festivali ofron performanca të veçanta nga bende të njohura nga skena e muzikës tradicionale nga mbarë bota. Përveç muzikës, festivali njihet për atmosferën festive që krijon në formë të “block-party” (festë e lagjës). Gjatë gjithë ditës, pjesëmarrës të të gjitha moshave e bllokojnë rrugën pranë lokalit të Dit’ e Nat’ duke festuar me ushqim e pije. Ndërsa në mbrëmje, festivali kulminon me performancat kryesore ku e gjithë energjia fokusohet drejt binës. Inspiruar nga Shën Gjergji, Erdhlezeti në esencë është festim i vlerave të ndërsjellta kulturore të të gjithë Kosovarëve.
Kosova InFest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali Ndërkombëtar i Teatrit KosovaInfest filloi në vitin 2004 dhe mbahet çdo vit në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Kjo ngjarje është organizuar nga ana e menaxhimit dhe stafit të përkushtuar të festivalit, me mbështetjen e qeverisë dhe korporatave sponsore, KosovaInfest sjell shfaqje teatrale nga bota për një audiencë mirënjohëse lokale.
KosovaInfest në pesë edicionet e para ka sjell pjesëmarrjen e 38 vendeve evropiane me 42 shfaqje.
KosovaInfest zakonisht mbahet në shtator dhe shfaqjet luhen në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
DokuFest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]DOKUFEST, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të shkurtë, është ngjarja më e madhe filmike në Kosovë. Festivali mbahet në gusht, në Prizrenin historik dhe pitoresk që tërheq një numër të madh të artistëve nga regjioni dhe bota. Në këtë festival vjetor filmat shfaqen dy herë në ditë në katër kinema, tre nën qiell të hapur dhe në dy të mbyllura.
Përveç filmave, festivali është i njohur edhe për netët plot gjallëri që pasojnë shfaqjen e filmave. Festivalin e përcjellin edhe një numër aktivitetesh si punëtori, ekspozita DokuPhoto, kampingu i festivalit, koncerte e të tjera, duke i dhënë qytetit një sharm të veçantë në të cilin do të dëshironit të jeni.
DamFestival
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali ndërkombëtar i Muziktarëve të Rinj, Dam, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në skenën e muzikës klasike në Kosovë.
Qëllimi i kësaj ngjarje është prezantimi i muziktarëve të rinj nga vende të ndryshme të botës, duke theksuar me programin e vet format e reja të shprehjes muzikore.
Dam shënoi 9 vjeotirn e vet në vitin 2014 dhe zakonisht mbahet në fund të muajit mars dhe në fillim të prillit çdo vit.
Freedom Festival
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Freedom Festival apo Festivali i Lirisë është festival i përvitshëm që mbahet në Prishtinë në përkujtim të çlirimit të Kosovës nga trupat e NATO-s në vitin 1999. Freedom Fest është i vetmi festival i muzikës globale në Kosovë.
Bukur shumë artista të famshëm ndërkombëtarisht kanë hirësuar skenën e Festivalit të Lirisë, edhepse deri tash janë mbajtur vetëm dy edicione. Në vitin 2008, vitin e parë të festivalit që u mbajt në periferinë e qytetit, performuesit kryesorë ishin MethodMan dhe Redman, GusGus, Banco de Gaia etj. Në vitin 2009 performuesit kryesorë ishin Chamillionaire, Stereo MC’s, Roni Size etj.
Kjo ngjarje kulturore dy ditëshe, që zakonisht mbahet me 12 dhe 13 qershor organizohet nga Radio Urban FM.
Prishtina Jazz Festival
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prishtina Jazz Festival, i vlerësuar si një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, ka arritur të sjellë artistë të rëndsishëm dhe të famshëm botëror, ka arritur! të stimulojë zhvillimin dhe ngritjen e jazz skenës kosovare duke organizuar paraqitje tejet kualitative të artistëve kosovar, ka arritur që të krijoj mardhënie dhe bashkëpunim me artistë, asociasione dhe festivale botërore, dhe, ka arritur që të jetë pjesë e rrjetit të jazz festivaleve evropiane e së shpejti edhe pjesë e rrjetit të jazz festivaleve botërore.
Në vitin 2010 festivali mbajti edicionin e vet të 5të, që dëshmon jo vetëm se festivali është duke u bërë ngjarje tradicionale e pritur me entuziazëm, por edhe është duke u bërë i nevojshëm për skenën lokale. Emra të mëdhenj botëror si Tom Kennedy, Uri Caine, Reggie Washington, Giulio Martino, Willard Dyson, Nicole Henry, Bill Carrothers, Bob Albanese, Miles Griffith, Christopher Jennings, Hans-Joachim Roedelius, Robin Verheyen, Aki Rissanen, Peppe La Pussata, Tim Story, Francesco D’Errico, Yiotis Kiourtisoglou etj kanë peformuar në festivalin e përvitshëm.
Festivali mbahet zakonisht në nëntor në Teatrin Oda.
40 Bunar Fest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga “festivalet” ma argëtuese në Kosovë është 40BunarFest, një garë në mes të një grumbull amatorësh që gjuhen në Bistricë të armatosur veç me një rrotë traktori. Siç e shpjegojnë organizatorët e këtij festvali në Prizren, ky festival “jo-tradicional”, i cili veç më është mbajtë 6 herë me rradhë, është i hapun për të gjithë shpirtat e lirë që duan të “voziten” nëpër Bistricë në këtë mënyrë të shkujdesun.
Duke qenë që lumi është i ftohtë dhe i rrezikshëm, rekomandohet që të gjithë të kenë një helmetë dhe një lifejacket. Sidomos nëse nuk dini not.
Komedia Fest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komedia Fest është një festival shumëdimensional me fokus në shfaqje të komedisë, percjellur me muzikë dhe ekspozita të ndryshme. Komedia Fest si festival është iniciuar bazuar në vlerat artistike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të Gjakovës dhe ka për qellim që me programin e tij të mbrohen këto vlera artistike dhe të ofrojë përkrahje për zhvillimin e tyre edhe më tej. Fokusi ynë do të jetë në shfaqjet e zhanrit të komedisë me trupa teatrore nga trevat tone.
Komedia Fest është një traditë vjetore për qytetin e Gjakovës.
Chopin Piano Fest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Piano Chopin Fest 'Prishtina' është një festival i themeluar për herë të parë me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Shopenit në vitin 2010, në Prishtinë, Kosovë nga Shoqata e Chopin të Kosovës. Festivali është rezultat i përpjekjeve të bashkuara të Dr Lejla Pula-Haxhiu (Drejtor Artistik) dhe Besa Luzha (sekretarin e përgjithshëm dhe Festivali Menaxher). I formuar vetëm për të festuar lindjen e 200-Chopin, festivali ishte një sukses i madh dhe është vlerësuar shumë nga audienca kosovare. Festivali vazhdon të jetë i organizuar çdo vit, duke u bërë një festival tradicional per piano dhe mbahet në pranverë çdo vit. Konsiderohet të jetë një thesar kombëtar.
BEER AND WINE FESTIVAL - Prishtinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beer and Wine Festival i vetmi dhe më i madhi në vend, është një ndër ngjarjet më turistike që organizohet në Republikën e Kosovës.
Ajo që e karakterizon këtë festival, është programi i pasur artistik, përkrahja e plotë që ju ofrohet prodhuesve vendor për zhvillimin dhe promovimin e produkteve të verës & birrës si pjesë e kulturës shoqërore, si dhe promovimi i artistëve të rinj të cilët synojnë hyrjen në tregun e muzikës. Fokusi I festivalit është në sjelljen e risive të reja që e pasurojnë jetën kulturore e shoqërore, gjë që vlerësohet edhe me numrin e madh të vizitorëve të saj.
Festivali çdo vit mirëpret rreth 50,000 - 70,000 vizitorë vendor / huaj. Organizohet në ditët e para të stinës së verës në kryeqytet, Prishtinë.
BeerFest Kosova
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]BeerFest Kosova është festivali i parë i birrës që organizohet në Kosovë. Kjo ngjarje ka karakter promocional dhe argëtues, me ç’rast brende të ndryshme të birrave marrin pjesë me çmime promocionale dhe oferta interesante për adhuruesit e birrës.
Poashtu, gjatë ditëve sa mbahet festivali organizohen edhe lojëra të ndryshme si dhe marrin pjesë këngëtarë, bende e DJ të shumtë, duke krijuar kështu një atmosferë argëtuese. Ndër tjera, mysafirët kanë edhe këndin e ushqimit ku ofrohen lloje të shumta ushqimesh nga restorante të ndryshme. Festivali hapet në mesditë dhe përfundon në mesnatë.
Festivali Yt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në edicionin e pare dhe te vetem kur u mbajt festivali ne vitin 2012, me 19 dhe 20 gusht, UNIT, I ofrojë publikut një eksperiencë të veçant përmes ’’Festivali YT’’ një festival multikulturor të muzikës elektronike dhe asaj alternative që u mbajt në Germi ( te koshat) ku krahas artistëve dhe grupeve që performuan ishin DJ Sasha në natën e parë dhe Dubioza Kolektiv në natën e dytë. Ky festival përfshijti edhe artistet vendorë siq ishin Likatek, Uran B., Minimim, Ledio Ciko, Alban Hi-dini, Genti në natën e parë dhe Jericho, NR. + Mono, Por-no, Pink Metal, Labinot Sponca+DAS në natën e dytë. "Festivali yt" pati edhe performansa pamore, si kllounë / performues të tjerë, ndriqim dhe vizuele (VJ)
Përfundimisht, përveq vlerave artistike të këtij festivali, janë natyra, ajri i pastër, skenografia profesionale, efektet vizuele dhe ndriqimi ato që do të na bashkojnë të gjithve në një vend - duke ofruar një eksperincë të veçantë përmes vlerave të mirëfillta të muzikës elektronike dhe asaj alternative. Festivali akoma nuk ka pasur edicion tjeter, mirepo premtohet te kete.
Ngom Fest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]NGOM Fest është një festival muzikë e themeluar në Prizren. Fjala "NGOM" është shkruar në dialektin gegë shqipe dhe do të thotë "Më ndëgjo", ndërsa fjala "Fest" përfaqëson shkurtim të fjalës "Festival". Ky Festival ka origjinën nga një grup i të rinjve dhe kreative të cilët janë aktivë në jetën shoqërore të Prizrenit dhe Kosovës. Edicioni i parë i festivalit është mbajtur më qershor 2011 dhe për shkak të suksesit të saj të madh, aktivistët ishin më të angazhuar në organizimin e kësaj ngjarje. Objektivat kryesore të këtij festivali janë për të promovuar bende dhe artistë të rinj, të ndërtuar një perspektivë të re për festivaleve të muzikës në Kosovë, dhe për të lidhur grupe të ndryshme etnike në Kosovë dhe në rajon. Festivali vazhdon te organizohet cdo vjet.
Etno Fest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Etno Fest është një ngjarje kulturore mbahet në fshatin Kukaj gjatë verës. Si viteve të kaluara Festivali përparuar në diçka më të madhe se ekspozimit të ushqimit tradicional dhe muzikës folklorike. Artistë të tilla si:aktorë, valltarë, muzikantë, gatues, piktorë dhe fotografë tregojnë krijimin e tyre artistike nën një qiell të hapur.
Një nga fushat më të vizituara në EtnoFest është faza duke vepruar ku luan lokale kanë ardhur gjallë. Brenda EtnoFest ekziston një festival të vogël të quajtur AGROFEST dhe është bërë posaçërisht për ushqim tradicional shqiptar.
Themeluesi i EtnoFest është drejtori shqiptar Fadil Hysaj. Festivali zakonisht zgjat për 5 deri 7 ditë.
Coffee and Tea Festival - Prishtinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëse jeni një adhurues i vërtetë i kafes apo çajit, atëherë patjetër se duhet t’a vizitioni këtë festival.
Duke u renditur si një ndër festivalet më të mira në Kosovë, në ditët të para të stinës së vjeshtës, festivali mirëpret adhuruesit e kafes dhe çajit me brende të reja që dominojnë tregun vendor dhe të huaj. Festivali përmban program të pasur artistik dhe ngjarje tjera kulturore duke krijuar një atmosferë të shkëlqyer për një festival të paharrueshëm!
Festivali i Kafes dhe Çajit ka karakter promocional dhe kulturor/edukativ i cili organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” që njihet si ndër lokacionet me të frektuentuara të kryeqytetit.
Video Fest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për 11 vjet tani në Prishtinë është mbajtur festivalin vjetor VideoFest. Festivali është në lidhje me video-klipi që muzikantët të ndryshme dhe artist të krijuar. Artistë nga Kosova dhe vende afër të konkurrojnë me njëri-tjetrin për çmimin kryesor. VideoFest ka për qëllim të promovojë dhe të stimuluar prodhimet krijimtarisë në territoret e lartpërmendura. Juria e bën përzgjedhjen e më të mirë të video-klip në gjini të ndryshme, por edhe më të mirë të video-clip i vitit.
Prishtina Kids Fest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prishtina Kids Fest është një festival ku fëmijët nga vende të ndryshme të konkurrojnë. Ky është një konkurs të kënduarit që po mbahet në Prishtinë për vitin e 5-të. Festivali i këtij viti vit e zhvillohet në Shkollën Amerikane të Kosovës më 24 tetor dhe më pas në 21 sheshin më 2 tetor. Fëmijët nga Suedia, Malta, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Rumania etj Festivali Ndërkombëtar i Fëmijëve këngë në Kosovë është organizuar nga Qendra Reja Popullit Ndërkombëtare multikulturor të fëmijëve dhe "Xixëllonjat". Qëllimi i këtij festivali është që të stimulojë dhe promovojë prodhime të reja të fëmijëve muzikë dhe krijimin e muzikantëve të rinj.
Festivali synon gjithashtu të sjellë fëmijët nga vende të ndryshme së bashku për të ndarë përvojën dhe traditën.
PriFilm Fest
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Festivali i filmit në Prishtinë, është një festival i filmit mbahet çdo vit në Prishtinë, Kosovë, që ekranet prodhimet e shquar e kinemasë ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, dhe tërheq vëmendjen për industrinë e filmit kosovar. Ajo u krijua pas shpalljes së Kosovës 2008 prej pavarësisë. Festivali i parë u mbajt në vitin 2009, dhe paraqiti aktoren Vanessa Redgrave si nikoqir. Festivali i filmit në Prishtinë kërkon të sjellë më të mirë të kinemasë botërore në Prishtinë dhe Kosovë, dhe për të promovuar më të mirë të filmit kosovar për audiencën ndërkombëtare.
PriFilmFest ka për qëllim të zhvillojë talentin lokale dhe ndërkombëtare, duke enhansing rritjen e industrisë në vend. Ai gjithashtu do të sigurojë një përfitim të paçmuar kulturor të popullit të Kosovës.
Anibar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anibar është një organizatë e themeluar nga një grup i aktivistëve të rinj të artit të shquar, të cilët kanë demonstruar vizionin dhe aftësitë e tyre nga fillimi i aktiviteteve të organizatës "s. Organizata ka për qëllim inkurajimin e të rinjve dhe artistë veçanërisht të rinj të eksperimentojnë dhe të punojnë me artet kompjuterike (sidomos animacion), në mënyrë që të shprehin idetë dhe botëkuptimin e tyre nëpërmjet tyre, duke diskutuar subjekt të rëndësishëm social me vend për të rinjtë në Kosovë.
Anibar ka filluar të punojë drejt qëllimit të saj të përgjithshëm me aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve të tilla si trajnime dhe seminare, debate dhe aktivitete të tjera që ofrojnë artistët në zhvillim me shikueshmëri. Organizata merr krenari në përfundimin me sukses të katër edicioneve të Festivalit Ndërkombëtar të Anibar Animation, i pari i këtij lloji në Kosovë.
Gjatë katër edicioneve të festivalit, më shumë se 800 filma nga e gjithë bota konkuruan kundër njëri-tjetrit në kategori të ndryshme dhe konkurse të Festivalit. Mbahet në Pejë.
Femmes Fatales
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për herë të parë në Kosovë, Artpolis organizoi "festivalin e 1 Rajonale Femër Artists të drejtave të njeriut -" Femmes FATALES "gjatë 27-30 maj 2013 në Teatrin Oda në Prishtinë, Kosovë. Festivali vazhdon te mbahet cdo vit, me sjelljen e artit origjinal të projektuar dhe krijuar nga gratë që përfshijnë: Shfaqje Teatrale, filma dokumentar dhe të shkurtër, lexime skenike, punëtori, ekspozita, performansë, promovim librash, diskutime dhe prezantime, dhe forma të tjera të artit të bëra nga gratë në Kosovë dhe në rajon (Maqedoni, Serbi, Shqipëri).
Festa e Muzikes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ambasada e Francës në Kosovë dhe Aleanca Franceze organizojnë Festën e muzikës për vitin 2013. Kjo festë është krijuar në vitin 1982 nga Ministria e Kulturës së Francës, dhe festohet qe 30 vjet më 21 qershor.
Këtë vit kjo festë do të mbahet në Kosovë gjatë tri ditëve, në Prishtinë dhe Mitrovicë, dhe do të përmbyllet me një koncert në Bulevardin Nëna Tereze, afër Hotelit Grand, më 21 qershor prej orës 15:00. Në këtë festival do të marrë pjesë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Elina Duni, duke reprezentuar dhe një herë në kryeqytet këngë nga albumi i saj i fundit "Muza e zezë".
Javës së Jazz-it Turk | Turkish Jazz Week në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I organizuar në përkrahje të Ambasadës së Turqisë në Kosovë. Kjo festë është krijuar në vitin 2012 në qytetin së Prishtinës dhe në vitin 2015 u mbajt edicioni i 4’të Javën e jazz’it Turk i cili u mbat prej datës 14. prill 2015 deri më 18. prill.
Në edicionin e 4’të të muzikës Jazz #turkishjazzweek për hërë të parë të cilët festivali u performuar në tre qytetet bukura të Kosovës;
Prishtinë (Teatrin Kombëtar), Gjakova (Palatin e Kultures "Asim Vokshi") dhe në Prizren (në Shtëpinë e Kulturës Xhemail Berisha).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://www.turkishjazzweek.com/ Arkivuar 12 janar 2016 tek Wayback Machine
- http://facebook.com/turkishjazzweek
- https://web.archive.org/web/20140110103010/http://chopinkosova.com/
- https://web.archive.org/web/20140307150248/http://www.anibar.com/2013/
- https://web.archive.org/web/20140614012043/http://dokufest.com/2014/
- https://web.archive.org/web/20140803002451/http://www.inyourpocket.com/kosovo/pristina/Events-in-Pristina_55925f