Jump to content

Festivali FemArt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Festivali FemArt – Festivali Ndërkombëtar i Artisteve dhe Aktivisteve, i pari festival feminist në rajon, i mbajtur në Kosove dhe organizuar nga Qendra per Art dhe Komunitet Artpolis.

Për herë të parë i organizuar në vitin 2013 si iniciativë eZana Hoxha Krasniqi, drejtoreshë e festivalit FemArt dhe themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Art dhe Komunitet - Artpolis.

Festivali i parë feminist në regjion u bë një domosdoshmëri për shoqërinë e vendit dhe të rajonit dhe vijoi duke u shtri edhe më gjërë duke plasuar art, solidaritet, humanizëm, paqë, liri, argëtim, gëzim, empati, fuqizim. Nisur nga vështirësitë me të cilat ballafaqohen gratë dhe grupet e margjinalizuara në Kosovë dhe rajon në baza të përditshme, ngritja nga këto vështirësi duke u përballur dhe duke i përmbysur normat sociale që i mbajnë ndër breza, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis për shtatë vjet radhazi, që nga viti 2013, organizon festivalin që synim e ka luftimin e këtyre vështirësive. Kjo nismë e bukur e artit u bë skenë për tu dëgjuar zërat e artisteve dhe aktivisteve dhe qysh në edicionin e parë mori formën e një festivali prestigjioz.

Festivali vazhdon të jetë një platformë për inicimin dhe prezantimin e ideve dhe krijimeve që sjellin përpara konceptet e feminizmit dhe zhvillimet e tyre në Kosovë si dhe avokimin e të drejtave të barabarta dhe ndërtimin e paqës në rajon.

Çdo vit FemArt mbledh së bashku artistë dhe aktivistë vendorë, rajonal dhe ndërkombëtar të të gjitha llojeve të ekspertizës, nga ekspozuesit për herë të parë e deri te profesionistët me përvojë. Këtu përfshihen gra artiste dhe aktiviste, por edhe burra me qëndrime feministe, që krijojnë shfaqje teatrore, filma, fotografi, muzikë, krijime letrare por edhe krijues/e dhe profesionist/e të tjerë/a që kontribuojnë me hulumtime, diskutime e shkëmbime të informatave.

Programi i larmishëm i festivalit FemArt jo vetëm që është edukativ, por edhe argëtues, i cili ka arritur ta përfitojë një publik të gjërë divers e ta lëjë me një eksperiencë të kompletuar. Këto programe të edicioneve të festivalit u zgjodhën nga një grup artistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile, të cilët kanë përvojë në forma të ndryshme të artit dhe që kanë një lidhje midis çështjeve sociale dhe krijimeve të artit.

Gjate nje jave organizohen aktivitete te ndryshme si: filma, performanca, poezi, koncerte muzikore, ekzpozita, punetori, konferenca, panele diskutimi etj. [1]

Femart[lidhje e vdekur] Festival Edicioni 7

Edicionet e kaluara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edicioni i parë, 27-30 maj, 2013 - Motoja e vitit 2013 ishte "Ne nuk jemi ishull", duke synuar të forcohen diskutimet dhe të tërhiqet vëmendje për çështjet që lidhen me feminizmin në Kosovë dhe të shërbejë si një thirrje për më shumë bashkëpunime ndërmjet grave kosovare dhe atyre nga rajoni si aktore të rëndësishme në ndërtimin e paqes  dhe rritjes së bashkëpunimit.

Përmbajtja e programit Femart 2013: 4 shfaqje teatrore, 2 ekspozita fotografish, 12 filma të shkurtër dhe dokumentarë, 2 koncerte, 1 natë me poezi, 1 promovim i librit, prezantime mbi drejtësinë tranzicionale, prezantime dhe diskutime mbi feminizmin në rajon dhe festivale të ngjashme në rajon, etj.

Teatri Oda në Prishtinë, ishte nikoqir i edicionit të parë të festivalit FemArt.

Gjatë katër ditëve të festivalit ishin mbi 60 artistë dhe aktivistë (gra dhe burra) nga Kosova, Shqipëria, Suedia, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, të cilët u përfshinë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre.

Festivalin e vizituan rreth: 2000 njerëz.

Edicioni i dytë, 27-31 maj, 2014 - Femart u organizua në institucionin më të lartë kulturor në Kosovë - në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Edicioni i këtij viti ka përfshirë por duke mos u kufizuar me tema si: Të drejtat e njeriut, shëndeti riprodhues dhe seksualiteti, dhuna në baza gjinore, drejtësia tranzicionale në Ballkan, fuqizimi i grave, dhuna seksuale gjatë luftës, bashkëpunimi rajonal etj.

Festivali gjithashtu u bë pjesë e nismës kombëtare për fondin e Solidaritetit për përmbytjet në rajon (Serbi, BeH dhe Kroaci) duke shitur çanta dhe bluza me logon e festivalit dhe duke mbledhur të gjitha fondet për fondin e solidaritetit.

Përmbajtja e programit FemArt 2014: 1 Performancë -premierë, 2 lexime në skenë -premierë, 2 ekspozita, 2 punëtori, 1 promovim libri, 2 shfaqje teatrore, 2 koncerte, 5 filma të shkurtër, 5 filma dokumentarë, promovimi i Uebfaqes, prezantime dhe diskutime mbi aktivizmin dhe artin në rajoni, 1 lansimi i  faqeve në internet, 1 natë poezie dhe 5 ndeja.

Gjatë pesë ditëve të festivalit, ishin mbi 150 artistë dhe aktivistë (gra dhe burra) nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kanada dhe  Franca që u përfshinë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre.

Në festival morën pjesë: 2,000 njerëz.

Edicioni i tretë, 7-12 tetor, 2015 - Nikoqirë të aktiviteteve ishin: Teatri Oda, Fakulteti i Arteve, Teatri Dodona, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe EUICC.  FemArt si i vetmi festival feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajon gjatë gjashtë ditëve shfaqi performanca teatrore, përballje poetike, ekspozita, punëtori, koncerte e shumë aktivitete tjera me fokus në temat rreth dhunës seksuale në konflikt, dhunës në përgjithësi, të drejtat dhe shëndeti riprodhues i grave, feminizmi ne vend dhe rajon e të tjera çështje që janë tema tabu në Kosovë.

Përmbajtja e programit FemArt 2015:  6 performanca teatrore (5 nga ato – premierë), 1 video prezantim, 5 ekspozita – premierë, 4 ndeja, 9 punëtori, 1 takim me autorin,  5 filma documentar + 1 premierë, 5 panele diskutimi, 4 koncerte, 1 lexime skenike, 1 performancë Poezi dhe Muzikë – premierë.

Gjatë gjashtë ditëve të festivalit, ishin mbi 70 artistë/e dhe aktivistë/e (gra dhe burra) nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Serbia, SHBA, Gjeorgjia, Danimarka, Bosna e Hercegovina, Britania e Madhe, Austria, Gjermania, Zvicra, Italia që u përfshinë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre. [2]

Në festival morën pjesë: 3,000 njerëz.

Edicioni i katërt, 25-30 maj, 2016. [3]Ky edicion ofroi një javë të tërë me aktivitete të cilat u mbajtën në: Teatri Oda, Fakulteti i Arteve, Biblioteka Kombëtare dhe Teatri Kombëtar i Kosovës

Programi i FemArt 2016 ka përmbajtë 35 aktivitete: 6 performancë teatrore, 1 prezantim, 1 film – premierë, 4 ekspozita, 1 ndejë, 4 punëtori, 1 promovim i librit dhe lexim i poezive, 10 filma të shkurtë dhe dokumentar (lokal dhe të huaj), 5 panele diskutimi, 1 ligjeratë dhe diskutim publik, 5 koncerte, 2 Master Klasë, 1 përballje poetike, 1 Muzikë dhe balet, 1 Pop In bisedë.

Gjatë gjashtë ditëve të festivalit, mbi 100 artistë/e dhe aktivistë/e (gra dhe burra) nga Kosova, Shqipëria, Islanda, Belgjika, Maqedonia Veriore, Serbia, Jordania, Gjermania, Austria, Kanada, Iraku, Meksika, The Reunion Island ishin të përfshirë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre.

Festivali u vizitua nga: 4,000 njerëz. [4]

Edicioni i pestë, 25-31 maj, 2017. Mbi 40 aktivitete u zhvilluan në më shumë se 12 lokacione dhe 2 qytete të Kosovës, në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut: Teatri Oda, Teatri Dodona, EUICC, JCoders Academy, Monet Arts & Books Gallery, Bunkeri i Ulpianës,  Amfiteatri i Universitetit të Prishtinës, Parku Germia, Sheshi Nënë Tereza, Termokiss, EUICC – Mitrovica e Veriut, Qendra e Mësimeve në kuartin Rom – Mitrovica e Veriut dhe Prestige Caffe.

Motoja e festivalit për këtë vit ishte E PATREMBUR, duke inkurajuar qëndrueshmëri dhe solidaritet me gratë dhe burrat të cilëve iu shkelen të drejtat në bazë të etnitetit, qëndrimit shoqëror, racës dhe preferencave seksuale.

Festivali paraqiti krijime origjinale artistike të krijuara nga gratë nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota duke shfaqur 5 shfaqje teatrore, 1 shfaqje e vallëzimit, 15 filma artistik, 2 filma dokumentar, 1 performancë e rrugës,  1 takim me poeten, 1 përballje poetike, 1 komedi Stand-Up, 7 koncerte muzikore, 1 Yoga dhe sesion meditues, 3 ekspozita, 1 instalacion artistik, 2 prezantime, 7 panele dikutimi, 1 Forum dhe 7 punëtori.

Gjatë këtyre shtatë ditëve festivalin e përshkuan mbi 100 artiste/artistë dhe aktiviste/aktivistë (gra dhe burra) nga Kosova, Shqipëria, Italia, Franca, Rumania, Bullgaria, Belgjika, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosna e Hercegovina, Kroacia, Ukraina, SHBA, Izraeli, Anglia, Jordania,  të cilët u përfshinë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre.

Si çdo vit rreth 20 vullnetarë/e nga gruper dhe komunitetet e ndryshme u bënë pjesë e festivalit të cilët me punën dhe përvojën e fituar ngritën kapacitetet e tyre për menaxhimin kulturor.

Festivali i vizitua nga: 5,000 njerëz. [5]

Edicioni i gjashtë, 25-30 maj, 2018. Të gjitha këto ngjarje të fuqishme dhe frymëzuese u zhvilluan në më shumë se 15 lokacione dhe 3 qytete të Kosovës, në Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë të Veriut: Teatri Oda, Teatri Dodona, Biblioteka Kombëtare, Klubi “M”, Fakulteti i Arteve, “Hamam Jazz’ Bar, Sheshi i qytetit, Kino “Armata”, Muzeu u Kosovës, EUICC, Qendra kulturore “Aquarius” / Mitrovicë e Veriut.

Motoja e festivalit këtë vit ka qenë TI UDHËHEQ  duke inkurajuar udhëheqjen e grave, vajzave dhe burrave në lëvizjet shoqërore, pjesëmarrje më të madhe në ngjarje artistike dhe aktivizmin shoqëror, për kontribut më të madh dhe solidaritet me gratë dhe burrat të cilëve ju shkelen të drejtat në bazë të etnicitetit, qëndrimit shoqëror, racës dhe preferencave seksuale.

Festivali paraqiti krijime origjinale artistike të krijuara nga gratë nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota, me 8 shfaqje teatrore, 1 shfaqje e cirkut, 1 shfaqje e vallëzimit, 9 filma artistik, 1 film dokumentar, 1 performancë e rrugës,  6 koncerte muzikore, 3 ekspozita, 5 panele dikutimi, 2 konferenca, 1 promovim, 1 mbrëmje artistike, 1 forum, 1 inaugurim, 6 punëtori, 3 ndeja.

Gjatë këtyre gjashtë ditëve festivalin e përshkuan mbi 120 artiste/artistë dhe aktiviste/aktivistë (gra dhe burra) nga Kosova, Shqipëria, Italia, Franca, Holanda, Islanda, Gjermania, Rumania, Maqedonia Veriore, Serbia, Suedia, SHBA, të cilët u përfshinë përmes aktiviteteve dhe projekteve të tyre. Si çdo vit, reth 30 vullnetarë/e ishin pjesë e organizimit të festivalit.

Në festival morën pjesë: 4400 njerëz. [6]


Edicioni i shtatë - 10-16 Qershor, 2019. Aktivitetet e këtij edicioni  u zhvilluan në më shumë se 13 lokacione të Prishtinës: Hotel Grand, Teatri ODA, Innovation Center Kosovo – ICK, Menza Ramiz Sadiku, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Teatri Kombëtar i Kosovës, Qendra e Kosovës, Fakulteti i Arteve, Sheshi Nënë Tereza, Galeria Kombëtare e Kosovës, Etno Fshati Kukaj, Fidan Lahu – Qendra dhe Muzeu i Kosovës.

Moto e festivalit këtë vit ishte Me Liri Kundër Marrës/Freedom vs Shame duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime. Gratë vazhdimisht gjykohen dhe turpërohen nga shoqëria patriarkale për çfarëdo arsye. Përmes kësaj moto qëllim ishte të rrisim vetëdijen dhe të fuqizojmë gratë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, sociale, raciale apo preferencave seksuale.

Festivali paraqiti krijime origjinale artistike të krijuara nga gratë nga Kosova, regjioni dhe nga bota duke prezantuar 5 performanca teatrore, 1 vallëzim teatrorl, 1 Performance e rrugës, 1 takim me poeten, 1 Përballje poetike, 4 Koncerte muzikore, 2 Ekspozita, 1 Master Klasë, 2 Konferenca,  3 Panel Diskutimi, 1 Prezantim dhe 4 Punëtori.

Gjatë shtatë ditëve të festivalit rreth 200 artistë/e e aktivistë/e (gra e burra) nga Kosova, Shqipria, Hungaria, Afrika, Portugalia, Austria, Italia, Japonia, Franca, Holanda, Maqedonia Veriore, Serbia, Bosnia dhe Herzegovina, SHBA,u përfshinë përmes altiviteteve dhe projekteve të tyre. Ndërkaq rreth 30 vullnetarë/e nga komunitete e ndryshme të Kosovës, kishin mundësinë të jenë pjesë e festivalit, duke e ndihmuar festivalin në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë dhe në kthim, FemArt i ndihmoi ata të rrisin aftësitë e tyre kulturore menaxheriale e po ashtu edhe në nivelin personal, të fitojnë miqësi të reja dhe të përjetojnë momente të bukura.

Festivali Femart edicioni i 7-të ishte pjesë e 20 aktiviteteve për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, organizuar në bashkëpunim me komunën e Prishtinës

Festivali u vizitua nga: 4,000 njerëz. [7]

Lidhjet e jashtme :

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendra per Art dhe Komunitet Artpolis

FemArt Festival

  1. ^ http://youact.org/2017/05/29/femart-festival-in-kosovo/
  2. ^ http://www.artpolis-ks.com/femart-festival-edicioni-iii-dita-1/
  3. ^ http://www.artpolis-ks.com/femart-festival-edicioni-iv-dita-6/
  4. ^ https://filmfreeway.com/FEMARTFestival
  5. ^ http://www.artpolis-ks.com/eng/5th-edition-femart-festival-lot-love/
  6. ^ http://qendra.org/en/news_cfc/femart-marks-its-sixth-edition/
  7. ^ https://prishtinainsight.com/we-will-not-preach-to-the-converted-femart-festival-opens/