Jump to content

Zana Hoxha Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zana Hoxha - e lindur më 1981 në Kosovë. Studioi në Akademinë e Arteve në  Prishtinë. Është regjisore e teatrit, themeluese dhe drejtoreshë në Qendrën për Art dhe Komunitet - ArtPolis që nga viti 2004, organizatë kjo që promovon artin dhe diveristetin me dialog social dhe integrim të komunitetit.

Ka krijuar më shumë se 20 performanca teatrore të cilat janë prezantuar në skenat teatrore më të mëdha të Kosovës, në regjionin e Ballkanit (Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci), njëherësh ka prezantuar punën e saj si artiste/aktiviste/trajnere edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Ka qenë drejtoreshë e festivalit SKENA UP gjatë viteve 2004-2014 si dhe drejtoreshë artistike në teatrin profesional gjatë viteve 2011-2014. Është themeluese dhe drejtoreshë e festivalit më të madh feminist në Ballkan - FEMART që nga viti 2013-2019, si dhe pjesë e bordit të rrjetit të grave të Kosovës.[1]

Po ashtu, ajo është e përzgjedhur si IVLP Alumini (Programi Ndërkombëtar për vizitorët e huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe fituese e shumë çmimeve për kontributin si regjisore në Kosovë dhe rajon.

Duke kombinuar artin dhe aktivizmin ajo përdorë teatrin si mënyrë avokuese për të drejtat shoqërore që fokusohen në rritjen e vetëdijes lidhur me dhunën e bazuar në gjini, të drejtat e njeriut dhe diversitetin.

Ajo është krenare që është pjesë e bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës, ligjëruese dhe trajnere e specializuar në Forum Teatër dhe përkrahëse në fuqizimin dhe emancipimin e grave aktiviste.

Shfaqjet teatrale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Destur - Blasfemi e ëmbël
  • Çështje zakoni
  • Copë copë
  • Budallai
  • Skeda:Festivali "FemArt".jpg|parapamje
  • Dashni e Paragjykim
  • Kuzhina e viktimave
  • Lugina e vuajtjeve të saj

Ka kontribuar edhe në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Kroaci, SHBA, Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut.

  1. ^ "Zana Hoxha Krasniqi". ArtPolis. 2 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2019. Marrë më 11 qershor 2019.