Jump to content

Festivali i Përmetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Festivali Ndërkombëtar "Permeti Multikulturor", Përmet, Shqipëri.

Është një aktivitet, festivali i vetëm ndërkombetar i pakicave etnike, kulturore dhe gjuhësore që zhvillohet në Shqipëri nën zgjedhjen e CIOFF-it. Festivali i pare u organizua në vitin 2001 në Përmet. Kjo veprimtari është avantazh i madh për të gjithe lëvizjen folklorike shqiptare pasi evidenton vendin tonë si një vend me pasuri të lakmushme folklorike, integron traditat tona në skemën botërore të veprimtarive folklorike dhe krijon një pikë të rendesishme reference të CIOFF-it botëror në Shqipëri.

Festivali Folklorik Nderkombetar “ Permeti Multikulturor” është e vetmja veprimtari kulturore artistike që përfshin folklorin e minoriteteve dhe etnive që bashkëjetojnë ne Shqipëri. Është zgjedhur qyteti i Përmetit pasi është qyteti që ka një diversitet kulturor, ku bashkëjetojnë e ballafaqohen kulturat e etnive te ndryshme dhe si vendëlindja e mjeshtrave të kenges popullore si Lave Bariu, Mentor Xhemali, Remzi Lela, etj.

Kjo veprimtari multikulturore, ku përveç shfaqjeve që zhvillohen në sheshin e qytetit, organozohen edhe veprimtari të tjera si simpoziume, ekspozita, promovime librash, etj. Gjallëron jetën kulturore të Permetit dhe të zonave rreth tij, promovon dhe ballafaqon vlerat kulturore të etnive dhe minoriteteve në shkallë vendi dhe rajoni, duke nxitur frymën e paqes dhe të dashurise mes grupeve etnike e poppujve të rajonit në dobi të integrimit europian të Shqipërisë. Gjithashtu kjo veprimtari ka si qëllim të nxisë turizmin kulturor dhe të gjallëroje biznesin vendas.