Fjalëkryqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fjalëkryqi amerikan

Fjalëkryqi është krijimi më i popullarizuar në fushën e enigmatikës. Në fillim u shfaq në një gazetë amerikane. Fjalëkryqi është kryqëzim i fjalëve të ndryshme nga fondi i një gjuhe në drejtimin horizontal ose vertikal në një rrjetë katrorësh të cilat përkufizohen dhe numërohen nga përpiluesi i fjalëkryqit. Detyrë e klientit pra lexuesit është që fushat e zbrazëta të rrjetës së katrorëve të plotësohen me germat e duhura. Ekzistojnë lloje të ndryshme të fjalëkryqit :

  1. Fjalëkryqi italian,
  2. Fjalëkryqi amerikan,
  3. Skandi,
  4. Katrori magjik, etj.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fjalëkryqi i parë u botua më 21 dhjetor të vitit 1913gazetën New York World në edicioni i krishtlindjeve dhe ai përmbante 31 pyetje. Shpikësi i fjalëkryqit ishte gazetari Arthur Wynne nga Liverpuli. Si bazë për hartimin e fjalëkryqit të parë ai ka pasur një Lojë të Gjyshit të tij të quajtur “Katrorët Magjik“. Fjalëkryqi i Arthur Wynne-t nuk përmbante fusha/katrorë të zinj, dhe kishte formën e rombit. Në fillim të shekullit XX u botuan edhe fjalëkryqet e parë në gazetat dhe revistat evropiane.

Charles Cilard pas një pune katër vjeçare në vitin 1985 arriti të prezantojë edhe fjalëkryqin më të mëdha në botë. Ai ishte 870 metra i gjatë dhe 30 cm i gjerë dhe përmbante 2.610.000 fusha/katrorë.