Fjalori Historik i Shqipërisë
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Fjalori Historik i Shqipërisë Gjinia: Histori. Autori: Robert Elsie. Shqipëroi: Eva Bani. Shtëpia botuese: Uegen. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 738. ISBN 978-9928-03-095-5
Gjatë komunizmit, Shqipëria u izolua qëllimisht nga bota e jashtme, por me hapjen e kufijve në ditët e sotme mund të vizitohet dhe po integrohet gjithnjë e më shumë me pjesën tjetër të Evropës dhe të botës.
Në periudhën paskomuniste, Shqipëria ka përjetuar pjesën e saj të problemeve: mjerim, kriza politike dhe korrupsion i ushqyer nga mafia shqiptare. Gjithsesi në thelb Shqipëria është vend evropian si të tjerët dhe shpresohet se shumë shpejt do të përparojë dhe do të zërë vendin e duhur në Evropë dhe botë.
Ky botim i parë i Fjalorit Historik të Shqipërisë rrëfen historinë e këtij vendi pak të njohur nëpërmjet një kronologjie të hollësishme, hyrje, bibliografi, shtojca dhe më shumë se 700 zërave dhe referencave nga fjalorë për persona, vende dhe ngjarje të rëndësishme; institucione dhe organizata; si dhe aspekte politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe fetare.