Fjodor Dostojevski
Fjodor Dostojevski | |
---|---|
U lind më | 11 nëntor 1821 Moskë, Perandoria Ruse |
Vdiq më | 9 shkurt 1881 (59 vjet) Shën Petersburg, Perandoria Ruse |
Kombësia | Rus |
Edukimi | Universiteti teknik-inxhinieria ushtarake, Shën Petersburg |
Gjinitë letrare | Roma, tregime të shkurtëra, gazetari |
Punët e shquara | Shënime nga nëntoka (1846) Krim dhe ndëshkim (1866) Idioti (1868-1869) Djajtë (1871-1872) Vëllezërit Karamazov (1879-1880) |
Vite aktiv | 1846-1880 |
Fjodor Mihajlloviç Dostojevski, (rusisht: Фёдор Миха́йлович Достое́вский, Fёdor Mihajlovič Dosto'evskij Shqiptimi rusisht: ˈfʲodər mʲɪˈxajləvʲɪtɕ dəstɐˈjɛfskʲɪj; 11 nëntor 1821 – 9 shkurt 1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë Krim dhe ndëshkim dhe Vëllezërit Karamazov.
Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek. 19. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20të; libri i tij "Shënime nga nëntoka" (1864), i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “uvertyra më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Origjina e familjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nëna e Dostojevskit ishte ruse. Parardhësit e tij nga babai ishin nga një vend i quajtur Dostojeve, vendas të provincës së Minskut, jo shumë larg nga Pisnk. Mbiemri i familjes paternale supozohet të ketë qëne “Rdishev” - para se të merrte eponimin e qytetit “Dostojevski”. Sipas një burimi, paraardhësit paternal të Dostojevskit ishin fisnikë të polonizuar (szlachta) me origjinë ruse dhe që kishin shkuar në luftë duke bartur mburojën polake të Raduan.
Vitet e para
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fëdor, i dyti i shtatë fëmijëve, lind ne Moskë nga Michail Andrevič, një mjek me origjine lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare. E ëma, Marija Fёdorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj është i qeshur dhe i thjeshtë, i pelqen muzika dhe është shumë besimtare. Do të jetë ajo që do t'i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën. Në 1828 babai, Michail Andrevič, shënohet me të bijtë në librin e artë të familjeve fisnike të Moskës.
Në 1831 Fëdor shpërngulet me familjen në Darovoe në provincën e Tulës ku babai ka blerë një tokë dhe në 1834, bashkë me të vellain Michail, hyn në konviktin privat të L.I.Čermak në Moskë. Në 1837 e ëma, prej kohësh e sëmurë me tuberkuloz, vdes dhe djali, bashkë me të vellanë, rregjistrohet në konviktin përgatitor të kapitenit Kostomarov, në pritje të provimit të pranimit në Institutin e Inxhinierisë. Me 16 janar 1838 hyn në Gjimnazin e Xhenios Ushtarake të Pjetërburgut, ku studion inxhinieri ushtarake,por duke e frekuentuar pa deshirë, meqë interesat e tij janë të orientuara drejt letërsisë.
Më 8 qershor 1838 babai, që i ishte dhënë pijes dhe keqtrajtonte fshatarët e tij, vritet me shumë mundësi nga ata vetë. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fëdorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën. Në gushtin e 1841 pranohet në kursin për oficer dhe vitin më pas nëntenent. Veren e mëpasme hyn në shërbim efektiv në komandën e inxhinierisë të Pjetërburgut.
Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua, që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.
Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19të që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe ndëshkim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë "Njerëz të varfër".
Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe morale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës," një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dostojevski ishte fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët e Mikhail dhe Maria Dostojevskit. Babai i Dostojevskit Mikhail ishte një kirurg ushtarak në pension dhe një alkoolist i dhunshëm, i cili shërbente si doktor në Spitalin Mariinsky për të Varfërit në Moskë. Spitali ishtë i vendosur në një nga zonat më të këqija të Moskës. Monumente lokale përfshinin një varrezë për kriminelë, një azil për të çmendur dhe një jetimore për fëmijë të lënë. Ky peisazh urban i bëri përshtypje të pashlyeshme Dostojevskit të ri, interesimi dhe keqardhja e të cilit për të varfërit, të shtypurit dhe të vuajturit ishte më se e dukshme. Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shetitur nëpër oborrin e spitalit, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe t'ia u dëgjonte rrëfimet.
Ka shumë tregime për trajtimin despotik që u ka bë babai i Dostojevskit fëmijëve të vet. Pasi që kthehej nga puna në shtëpi, ai do të bëntë një sy gjumë përderisa fëmijët e tij, të cilët urdhëroheshin të ishin absolutisht të qetë, qëndronin prapë babait të tyre me rend dhe largonin mizat që mund të kalonin aty pari pahiri. Sidoqoftë, sipas Joseph Frank, një biografist i Dostojevskit, figura atërore në Vëllezërit Karamazov nuk është bazuar në vet babanë e Dostojevskit. Letrat dhe shënime personale demonstrojnë që këta dy kishin pasur një lidhje mjaft të dashur.
Lista e veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Romane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- (1846) Bednye lyudi (Бедные люди); "Njerëz të mjerë"
- (1849) Netochka Nezvanova (Неточка Незванова); "Netochka Nezvanova"
- (1861) Unizhennye i oskorblennye (Униженные и оскорбленные); "Të fyer e të poshtëruar"
- (1862) Zapiski iz mertvogo doma (Записки из мертвого дома); "Shënime nga shtëpia e të vdekurve"
- (1864) Zapiski iz podpolya (Записки из подполья); English translation: "Shënime nga nëntoka"
- (1866) Prestuplenie i nakazanie (Преступление и наказание); "Krim dhe ndëshkim"
- (1867) Igrok (Игрок); "Kumarxhiu"
- (1869) Idiot (Идиот); "Idioti"
- (1872) Besy (Бесы); "Djajtë"
- (1875) Podrostok (Подросток); "Adoleshenti"
- (1881) Brat'ya Karamazovy (Братья Карамазовы); "Vëllezërit Karamazov"
Novela dhe tregime të shkurtra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- (1846) Dvojnik (Двойник. Петербургская поэма); Sozia: Një poemë e Shën Peterburgut"
- (1847) Roman v devyati pis'mah (Роман в девяти письмах); Novelë në nëntë letra
- (1847) "Gospodin Prokharchin" (Господин Прохарчин); "Zotëri Prokharchin"
- (1847) "Hozyajka" (Хозяйка); "Qiradhënësia"
- (1848) "Polzunkov" (Ползунков); "Polzunkov"
- (1848) "Slaboe serdze" (Слабое сердце); "Një zemër e dobët"
- (1848) "Chuzhaya zhena i muzh pod krovat'yu" (Чужая жена и муж под кроватью); "Gruaja e një burrit tjetër dhe një burri nën shtrat"
- (1848) "Chestnyj vor" (Честный вор); "Një hajn i ndershëm"
- (1848) "Elka i svad'ba" (Елка и свадьба);"Një pemë krishtlindjesh dhe një martesë"
- (1848) Belye nochi (Белые ночи);Netë të bardha
- (1857) "Malen'kij geroj" (Маленький герой); "Heroi i vogël"
- (1859) "Dyadyushkin son" (Дядюшкин сон); "Ëndrra e xhaxhait"
- (1859) Selo Stepanchikovo i ego obitateli (Село Степанчиково и его обитатели); Fshati i Stepançikovës
- (1862) "Skvernyj anekdot" (Скверный анекдот); "Një tregim i ndyrë"
- (1865) "Krokodil" (Крокодил); "Krokodili"
- (1870) "Vechnyj muzh" (Вечный муж); “Burri i përjetshëm"
- (1873) "Bobok" (Бобок); "Bobok"
- (1876) "Krotkaja" (Кроткая); "Një krijesë e butë"
- (1876) "Muzhik Marej" (Мужик Марей); “Fshatari Marej"