Flamur Topi
Flamur Topi, mjek, shkrimtar dhe gazetar, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1970, ka nisur të shkruajë në moshë të re. Plot 45 vjet më parë, më 1964, botoi të parin tregim fantastiko - shkencor "Zemra trime". Në vitin 1969, në vëllimin me të njëjtin titull, "Zemra trime", përmblodhi të gjitha tregimet fantastiko - shkencore të shkruara deri në atë kohë. Në vitet që pasuan, autori boton veprat: "Tinguj të harruar", "Dashuria e robotëve", "Iliri dhe Turi", "Fitorja e Mirës", "Lufta për jetën", "Tregime për shëndetin tënd", "Një mision i vështirë", "Miqtë e padukshëm", "Ditë vere", "Gara e jetës", "Green Peace", "Tregimet e Aids - Sida - s". Përveç kontributit në letërsi, veçanërisht në gjininë fantastiko - shkencore, Flamur Topi ka shkruar edhe skenarë filmash artistikë, si: "Guximtarët", "Tinguj lufte", "Me hapin e shokëve", "Në ditët e pushimeve", "Shokë të një skuadre", "Lufta për jetën". Veprat e tij janë nderuar me çmime në konkurset kombëtare të letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tinguj të harruar - 1970
- Një natë jetë - 2009