Flamuri i Kombit Shqiptar (libër)
Flamuri i Kombit Shqiptar është libër i shkruar nga Jaho Brahaj.
Studimi monografik “Flamuri i Kombit Shqiptar” është mbështetur në një literaturë tejet të pasur, çka i ka dhënë dorë autorit për një argumentim sa më bindës të tezave dhe mendimeve, që autori parashtron në punimin e tij. Kjo literaturë është dhënë me kritere shkencore dhe me saktësi, pa lënë rast për ekuivoke. Konkretisht motivi i shqiponjës trajtohet, që në faqet e para, pastaj trajtohen motive të tjerë, si ai diellit, i bukës, i hajmelisë (amuleta), për ty kthyer dhe rimarrë përsëri motivi i shqiponjëse e kështu me radhë. Në vështrimin tërësor të studimit këtë thyerje kompozicionale, autori e përligj me faktin, se këto kulte, rite e simbole etj, i ka trajtuar në rrafsh kronologjik ,në funksion të nxerrjes në pah të vazhdimsisë dhë trashëgimisë të kultit të shqiponjës tek populli jonë në mijravjeçarë. Konkretisht motive i shqiponjës (në kulturën materiale dhe shpirtërore) është parë në lashtësi, në mesjetë, dhe në kohët e mëvonshme, kur shfaqet në Flamurin Kombëtar Shqiptar, kjo e argumentuar bindshëm si simbol e pjesë e pasurisë shpirtërore të lashtë të popullit tonë.