Fletorja rezervat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Fletorja rezervat.JPG

Fletorja rezervat : shënime jashtë valixhes diplomatike : ditar : 1994-1995 me Autor Besnik Mustafaj. Shtëpia Botuese "Toena", Tiranë 2009. Faqet e librit 270.

Rreth Librit Fletorja rezervat ka formën e një vëzhgimi të vetë autorit Mustafaj, i cili paraqet jetën politike-shoqërore të tij në kohën kur ushtronte funksionin e ambasadorit të Shqipërisë në Francë. Vëzhgimet janë ato me përmbajtje të panevojshme dhe stil të papranueshëm për "valixhen diplomatike". Pra, në një mënyrë a në një tjetër, janë vëzhgimet e shkrimtarit. Nuk është as ditar, në të cilin përshkruhet veprimtaria e përditshme e autorit. Edhe më pak këto janë kujtime. Ky libër mbart përmbledhtazi tharmet e qasjes personale të Besnik Mustafajt ndaj Francës dhe Europës Perëndimore në përgjithësi. Nga Libri "...E di se zbulimi i simptomave të tua te të tjerët nuk është ngushëllim. Mbase dhe kjo pikë e përbashkët ka dobinë e vet: edhe veset, dobësitë, duhet t’i ndihmojnë individët dhe popujt të kuptojnë njëri-tjetrin ashtu si virtytet. Nuk e kam ende të qartë nëse edhe francezët vuajnë nga ky kompleks. Por, kur do të vija në Paris si ambasador në vjeshtën e vitit 1992, shumë veta, në Tiranë, midis të cilëve edhe adhurues pa kushte të kulturës, të historisë e të qytetërimit francez, më thanë me njëfarë dëshpërimi se më kot shpresoja në një afrim franko-shqiptar..."