Flia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fli ose Flia është një ushqim i preferuar shqiptar.

Gatimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Për 4-5 persona duhen :

  • Për brumin duhet : 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë.
  • Për masën duhet : 200 g gjalpë, 2 filxhanë çaji ajkë, 3 lugë vaj.

Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla.

Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele.

Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër.

Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.

Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.

Lidhje te jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]