Flutura mes gjinjve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Flutura mes gjinjve novela dhe tregime me autore Mira Meksi. Shtëpia botuese "Onufri", viti i botimit 2017. Faqet e librit 280. ISBN 978-9928-226-72-3


Mbi librin:

Tatuazhi i profilit të fluturës japoneze mes gjinjve të një gruaje të bukur fsheh plot mistere erotike. Një dashuri e fajshme trondit nga themelet besimin te vetë dashuria. Emri i gruas që marrosi Servantesin dhe u bë simboli njerëzor i dashurisë së paarritshme, është gdhendur në kalanë e Ulqinit.

E vërteta e mizorisë, luftës, dashurisë dhe vdekjes së kontit Drakula, gjendet në Labirintus Budavari, 1040 Budapest. Këto dhe të tjera tema nga më të larmishmet dhe më të jashtëzakonshmet formëzojnë tregimet dhe novelat e "Flutura mes gjinjve".

Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.