Forcat e Armatosura të Kuvajtit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Forcat e Armatosura të Kuvajtit janë forcat ushtarake të shtetit të Kuvajtit. Ato përbëhen nga Forcat Ajrore të Kuvajtit, nga Ushtria e Kuvajtit, nga Marina e Kuvajtit dhe nga Garda Kombëtare e Kuvajtit. Organet drejtuese janë Ministria e Mbrojtjes së Kuvajtit, Ministria e Brendshme e Kuvajtit, dhe Drejtoria e Shërbimit të Zjarrfikësve të Kuvajtit. Emiri i Kuvajtit është komandanti i përgjithshëm i të gjitha forcave të mbrojtjes, ndërsa Princi i Kurorës është zëvendëskomandant.