Forcat e Armatosura të Shën Kits dhe Nevis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Forca e Mbrojtjes së Shën Kits dhe Nevis është ushtria e Shën Kits dhe Nevis. Aktualisht përbëhet nga një njësi këmbësorie (regjimenti i St. Kits Nevis) dhe një njësi detare (Roja bregdetare e St. Kits Nevis). Të dyja njësitë kanë elementë të rregullt dhe rezervë, të cilët të gjithë janë nën komandën e Shtabit të Forcave (FHQ, SKNDF). Komandanti i tanishëm i SKNDF-së është nënkoloneli J. Anthony Comrie. SKNDF-ja ka një forcë aktive prej 300 personash me një trupë prej 150 kadetësh.