Jump to content

Format e organizimit të një biznesi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Format e organizimit të një biznesi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Firmat organizohen në mënyra të ndryshme. Ka firma të mëdha, të vogla dhe të mesme. Për këtë klasifikim ka disa kritere. Një është kriteri që bazohet në formën e pronësisë ose në formën ligjore të organizimit. Nga ky kriter, format e organizimit të një biznesi janë: firmat individuale; firmat me ortakë dhe korporatat.

-Firma individuale
Përparësitë

  • Lehtësi, shpejtësia në krijimin dhe organizimin e firmës si dhe në marrjen e vendimeve;
  • Fitimi nuk ndahet;
  • Nuk ka taksim të dyfishtë.

Mangësitë

  • Përgjegjësi e pakufizuar;
  • Vështirësi ne rritjen e veprimtarisë dhe kapitalit;
  • Varësi ne jetëgjatësi ne funksionim nga sipërmarrësi apo nga pronari.

-Firma me ortakë
Përparësitë

  • Lehtësi dhe shpejtësi në krijimin dhe organizimin e firmës si dhe në marrjen e vendimeve;
  • Nuk ka taksim të dyfishtë;
  • Ortakët sjellin fonde, ide dhe aftësi.

Mangësitë

  • Përgjegjësi e pakufizuar;
  • Vështirësi në rritjen e veprimtarisë dhe kapitalit;
  • Rreziku i tërheqjes së një ortaku;
  • Rrezik konfliktesh midis ortakëve.

-[1]Korporata
Përparësitë

  • Përgjegjësi e kufizuar;
  • Lehtësi e transferimit të pronësisë;
  • Lehtësi në rritjen e veprimtarisë dhe të kapitalit;
  • Jetëgjatësi e pakufizuar.

Mangësitë

  • Organizim i ndërlikuar;
  • Taksim i dyfishtë;
  • Rregullim shtetëror.

Organizimi i korporatës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Statuti dhe rregullorja paraqet një sërë rregullash në bazë të së cilës, korporatës i jepet leja për të realizuar aktivitetin e saj ekonomik.
Aksionerët janë bashkëpronarë të korporatës. Aksionerët kanë të drejtën e një vote për çdo aksion që zotërojnë.
Bordi i drejtorëve: Korporatat kanë nevojë për një drejtim menaxherial. Për të realizuar këtë qëllim aksionerët zgjedhin çdo vit një bord drejtues. Bordi zgjedh presidentin dhe specialistë të tjerë për të drejtuar veprimtarinë e korporatës.

Format e organizimit të biznesit në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mënyra e orgaznizimit dhe funksionimit të biznesit në shqipëri rregullohet nga tri ligje të veçanta:

  1. Ligji për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të Kodit Tregtar;
  2. Ligji për shoqëritë tregtare;
  3. Ligji për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare.

Organizimi dhe funksionimi i shoqërive tregtare në vendin tonë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqëria kolektive: Të gjithë ortakët kanë cilësinë e tregtarit dhe përgjigjen për borxhet e shoqërisë. Emërtimi është emri i një ose më shumë ortakëve duke vënë përpara ose pas tij fjalët "Shoqëri Kolektive". Të gjithë janë administratorë. Shoqëria prishet me vdekjen e një ortaku.

Shoqëria Komandite: Përveç ortakëve të "pakufizuar" marrin pjesë edhe ortakët e "kufizuar". Shoqëria emërtohet me emrin e një ose më shumë ortakëve duke vënën përpara ose pas emërtimit fjalët "Shoqëri Komandite". Rregullat e funksionimit të shoqërsië kolektive janë të vlefshme edhe për shoqërinë komandite.

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar: Themelohet nga një ose disa ortakë që përballojnë humbjen deri në kufirin e vlerës së kontributit të tyre në kapitalin themelor. Në aktin themelues duhet të marrin pjesë të gjithë ortakët personalisht. Sh.P.K.(Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar) administrohet nga një ose disa persona fizikë të cilët mund të zgjidhen jashtë bashkësisë së ortakëve dhe emërtohen ose shkarkohen me vendim të ortakëve që përfaqësojnë më shumë se gjysmën e pjesëve në kapitalin themelor. Sh.P.K.-së i ndalohet emetimi i letrave me vlerë.

Shoqëri anonime: është shoqëria, kapitali i së cilës ndodhet në aksione dhe themelohet ndërmjet ortakëve që përballojnë humbjen vetëm deri në kufizimin e vlerës së kontributit të tyre në kapitalin themeltar. Shoqëria mund të themelohet e të ketë një apo disa ortakë. I lejohet emetimi i letrave me vlerë.

Shoqëria Shtetërore: është shoqëri anonime në të cilën të gjitha aksionet zotërohen nga shteti ose një ent publik. Këto shoqëri u nënshtrohen legjistlacionit të përgjithshëm mbi shoqëritë.

Financimi i firmës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Financimi është procesi i sigurimit të fondeve të nevojshme për veprimtarinë ekonomike, nëpërmjet burimeve të brendshme ose të jashtme.
Burime të brendshme:
-riinvestimi në biznes i një pjese të fitimit të prodhuar nga firma ose përdorimi i rezervave të brendshme.

Burimet e jashtme:
-Kredia
Bankat kanë disa kritere për dhënien e kredisë.

  1. Garanci në formën e firmave të patundshme;
  2. Gjendja e shëndoshë e veprimtarisë ekonomike.

-Kredia Bankare afatshkurtër (mujore deri në një vit)
-Kredia Bankare afatgjatë (më shumë se një vit, por jo më shumë se 5 vjet)
Norma e interesit është çmimi që duhet paguar për huan e marrë. Ajo nuk është fikse.
-Aksioni
Aksioni është një letër me vlerë që vërteton se një individ për herë të parë ka derdhur në bankë vlerën nominale të tij. Individi që zotëron akzionet quhet aksioner. Ai ka të drejtë të marrë pjesë në ndarjen e fitimit të firmës në përpjesëtim me vlerën nominale të aksionit ndaj kapitalit të përgjithshëm të firmës. Aksioneri është pronar i një pjesë të firmës aq sa përfaqëson aksioni që ai ka. E ardhura që sigurohet nga aksioni quhet divident. Dividenti është pjesë e fitimit të firmës që u shpërndahet aksionerëve në përputhje me numrin e akzioneve që zotërojnë. Aksionerët nuk mund të kërkojnë likuidimin e vlerës së aksioneve të tyre në firmë, por kanë të drejtë t'i shesin. Nga shitja mund të dalin me fitim, humbje, as fitim as humbje, kjo përcaktohet nga çmimi i aksioneve i cili përcaktohet nga kërkesa dhe oferta për këto aksione. Të ardhurat nga dividenti janë të barabarta me prodhimin e numrit të aksioneve në pronësei të tij dhe dividentin për aksionin.
-Obligacioni
Obligacioni është një letër me vlerë që i sjell zotëruesit të tij të ardhura të përvitshme në bazë të një % fikse të përcaktuar më parë. Mbajtësi i obligacionit është kreditor i saj. Obligacionet janë instrumente financiare që përdoren vetëm nga firmat e mëdha.
Shembull:
Vlera nominale = 1000000 lekë
Norma e Interesit (n.i.) = 5 %
Zgjidhje
5 % * 1000000 = 50000 lekë në vit
1000000 + 50000= 1050000 lekë

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve/ Bilanci i firmës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dokumentet bazë të kontabilitetit të firmës janë:

  1. Bilanci i firmës: Paraqet gjendjen e parave dhe mjeteve që ka firma në një kohë të dhënë.
  2. Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve: Paraqet sasinë e parave që hynë dhe dalin nga firma.

Kontabiliteti është gjuha e biznesit, është uniforme, e njëjtë për të gjithë dhe shumë e përdoreshme.

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
Regjistrohet rrejdha e burimeve financiare nga jashtë, brenda firmës dhe anasjelltas gjatë një viti.
Hyrja - të ardhurat
Dalja - kostot
Diferenca: Të Ardhura - Kosto = Fitim
TR=P-Q
π =TR-TC
π rritet nëse TR rriten dhe TC ulen
π ulet nëse TR ulen dhe TC rriten

Bilanci i firmës
Paraqet çfarë zotëron firma. Çfarë ka marrë hua dhe sa është vlera e saj në një çast kohor të dhënë. Bilanci ndërtohet mbi bazën e një barazimi kontabël kryesor:
Mjetet = Detyrimet + Vlerën neto të firmës

  1. ^ "Korporata". Wikipedia. 2016-02-29.