Jump to content

Françeska Hysi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Françeska Hysi është një aktore dhe regjizore shqiptare. Fama e saj filloi të rritej pas debutimit të saj në filmin "Drejt fundit".

Françeska Hysi[1] ka lindur në Tiranë, më 10 Maj të vitit 1993.

Studimet e larta i kreu në “Universiteti i Arteve të Bukura” Tiranë, në Fakultetin e Artit Skenik, dega “Regjisure” dhe në nivelin Master për “Regji Teatri dhe Spektakli”.

Eksperiencat skenike, Françeska i ka më së shumti si aktore. Prej 2015 e kemi parë të angazhuar në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me shfaqje për fëmijë dhe të rritur. Si edhe pjese e disa produksioneve filmike.

Në vitin 2017 ajo ishte pjese e kastit të shfaqjes “Medea”, që u nda me 3 çmime nga “Festivali Ndërkombëtar i Teatrit”. Një vit më vonë Françeska vjen me rolin e Heros në “Shumë zhurmë për asgjë” dhe po në atë vit, 2018, tek “Oskari dhe tezja Rozë”, “Shkolla e grave” në rolin e Anjezës. “Silvia - Kujdes kafshon” ne rolin e Silvias.

Gjithashtu, në fushën e kinematografisë Françeska e nisi me nje rol protagonist në një film me metrazh të shkurtër “Histori dashurie” pasuar me dy role joprotagoniste ne filmat artistik me metrazh të gjatë “Internimi” dhe “Liqeni im”.

Por ajo që i dha njohje, ishte në një film komerçan “Drejt fundit” në rolin e Evës.

Françeska ka qënë edhe në rolin e regjisores, tek shfaqjes për fëmijë “Aventura e Olafit” “Krishtlindje të rriturish” “Princi dhe i varfëri”.

Përvoja të tjera të saj ka qënë si aktore dublante e filmave me kartona, protagoniste ne dy reklama të platformës digitale “Tring”, trajnuese në “IAct” studio dhe së fundmi, disa eksperienca ne fushën e moderimit.

  1. ^ "albaniandubs". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)