Francesk Macia Llusa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Francesk Macia Llusa
Macia 2a tongada scans 003 editora 8 44 1.jpg
Të dhënat personale
Lindi më: 14 dhjetor 1859
Lindi në: VIlanova i la Geltru, Garraf
Vdiq më: 25 dhjetor 1933
Vdiq në: Barcelonë, Spanjë
Profesioni: Politikan


Francesk Macia Llusa { anglisht: Francesc Macià i Llussà } (1859 - 1933) ishte presidenti i 122-të i Katalunisë dhe ish oficer katalunas në ushtrinë spanjolle.[1][2]

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai mori gradën e lejtant-kolonelit gjatë karrierës ushtarake. Ai dënoi sulmin e disa oficerëve spanjoll ndaj gazetës La Veu de Catalunya në vitin 1905, dhe u detyrua ta braktisë ushtrinë.[3]

Ai ishte përfaqësues i Barcelonës nga viti 1914 deri në 1923.

Në vitin 1922 ai themeloi partinë e pavarur Estat Català.[4]

Në vitin 1926 ai mori pjesë në një kryengritje kundër diktaturës spanjolle të Miguel Primo de Riveras. Kjo kryengritje, qëllimi i së cilës ishte fitimi i pavarësisë së Katalunisë, u bazua në Prats de Mollo la Preste (Rousillion).[5]

Në vitin 1931, pas zgjedhjeve për shkak të mërgimit të Alfonsit XIII dhe dhënies së qeverisë lokale partisë Republikane majtiste tw Katalunisw, Macia shpalli Republikën e Lirë Katalunase në Barcelonë, por u detyrua të pranonte autonominë e pjesshme brenda en: Second Spanish Republic@Republikës së Dytë Spanjolle. Macia ishte presidenti i Generalitat (qeverisë katalunase) nga viti 1932 deri në vitin 1933 kur vdiq. Ai u varros në Varrezwn e Montjuicit në kodrën e Montjuicit në Barcelonë.

Vdekja[redakto | redakto tekstin burimor]

Ai vdiq më 25 dhjetor 1933. Fuerali i tij shkaktoi një demonstratë masive të dëshpërimit, ngjashëm me vdekjen e Enric Prat de la Riba@Enric Prat de la Ribës. Eshtrat e tij gjenden në Plaza de la Fe, në varrezën e Montujicit.

Dokumentacioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Varri i Francesc Macià në Plaça de la Fe, varreza e Montjuïc

Arkivin Kombëtar të Katalunisë ruhet një pjesë e tij personale, që ka të bëjë me dokumente figurative mbi udhëtimet e presidentit nëpër Kataluni dhe fotografi të familjes së tij. Ato janë depo e zonjës Teresa Peyrat Macia. Fondi përmban dokumente të krijuara dhe të pranuara nga Francesk Macia, dokumente personale dhe familjare, që i takojnë periudhës së republikës së dytë (deri në prill të vitit 1931) dhe dokumentacion i prodhuar kryesisht në drejtim të veprimtarisë së tij politike. Fondi sjell së bashku dokumente të udhëheqjes së tij para se të emërohej president i Generalitatit (qeverisë së Katalunisë) (1907 – 1931): si anëtar i parlamentit (deklaratat, shpalljet dhe konferencat) në shtetin katalunas (organizimet, raportet, shpalljet, thirrjet, publikimet etj.), në ushtrinë katalunase (kushtetuta, rregullat dhe organizimi, informacione mbi hartat dhe rrugët gjeografike) dhe në periudhën në Drejtorinë e Përgjiththshme Primo de Rivera. Në fund, theksohet koleksioni i fotografive të bëra kryesisht në kohën presidenciale.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Francesc Macià i Llussà". Catalan Encyclopaedia. 22 March 2014. 
  2. ^ Masanés, Cristina (October 2009). "Els orígens del mite". Sapiens (in catalan). 84. 
  3. ^ Esculies, Joan (October 2012). "El cavaller de l'ideal". Sàpiens (in catalan). Barcelona. 121: 22–28. ISSN 1695-2014. 
  4. ^ Esculies, Joan (December 2013). "Macià, el paradigma dels conversors a l'independentisme". Ara (in catalan): 12. 
  5. ^ «Qui va trair Macià?» by Jordi Finestres and Giovanni Cattini, Sàpiens volume 84 (october 2009)

Lidhjet e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Francesc Macià