Frankfort
Frankfort
Frankfort | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.010) 25,527 |
{{{postal_code_type}}} | 40601-40604, 40618-40622 |
Faqja zyrtare | www.franfort.ky.gov |
Frankfort është kryeqyteti i shtetit Kentucky të SHBA-së dhe qendra e qarkut Franklin. Popullsia në regjistrimin e vitit 2010 ishte 25.527 banorë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para 1900
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteti i Frankfortit ka mundësi ta ketë marrë emrin e tij nga një ngjarje që u zhvillua në vitet 1780. Indianët amerikanë sulmuan një grup të ardhurish të hershëm europiano-amerikanë nga Bryan Station, të cilët po prodhonin kripë në një zonë të cekët të lumit Kentucky. Një nga kolonët, Stephen Frank u vra, dhe kolonët më pas e quajtën kalimin "Ford Frank". Ky emër u transformua më vonë në Frankfort.
Në 1786, James Wilkinson bleu një sipërfaqe prej 260 hektarësh (1.1 km2) në anën veriore të lumit Kentucky, e cila u zhvillua si qendër e Frankfortit. Ai ishte një promotor i hershëm i Frankfortit si kryeqytet i shtetit.
Pasi Kentucky u bë shteti i 15-të në fillim të 1792, më 20 qershor u emëruan pesë komisionerë nga qarqe të ndryshme për të zgjedhur një vend për kryeqytetin. Ata ishin John Allen dhe John Edwards (të dy nga Qarku Burbon), Henry Lee (nga Mason), Thomas Kennedy (nga Madison) dhe Robert Todd (nga Fayette). Një numër komunitetesh konkurruan për këtë nder, por Frankfort fitoi.
Frankfort kishte një postë të Shteteve të Bashkuara në 1794, me Daniel Weisiger si shef të postës. (Të dhënat e Departamentit të Zyrës së Postës u shkatërruan nga një zjarr në 1836. 1 tetor 1794, është data e llogarisë së parë tremujore dërguar në Uashington nga Weisiger.)
John Brown, një avokat dhe burrë shteti i Virxhinias, ndërtoi në Frankfort në 1796 një shtëpi që tani quhet Liberty Hall. Para se Kentaki të bëhej shtet, ai përfaqësonte Virxhinian në Kongresin Kontinental (1777-1978) dhe Kongresin e SHBA (1789-91). Kur ishte në Kongres, ai paraqiti projektligjin për dhënien Kentakit statusin shtet. Pasi Kentaki u bë shtet, ai u zgjodh nga legjislativi i shtetit si një nga senatorët e Shteteve të Bashkuara.
Në 1796, Asambleja e Përgjithshme e Kentakit siguroi fonde për të ndërtuar një shtëpi për guvernatorin. Ajo u përfundua dy vjet më vonë. Rezidenca e guvernatorit njihet si rezidenca më e vjetër ekzekutive zyrtare ende në përdorim në Shtetet e Bashkuara. Në 1829, Gideon Shryock projektoi Ndërtesën e Vjetër të Asamblesë së Përgjithshme të Kentakit, e treta e Kentaktit, në stilin e Rilindjes Greke. Kjo ndërtesë i shërbeu Asamblesë së Përgjithshme të Kentakit nga 1830 deri në 1910. Vendbanimi pranë, i njohur si Frankforti i Jugut iu bashkua qytetit në 3 janar 1850.
Gjatë Luftës Civile Amerikane, Ushtria e Unionit ndërtoi fortifikime që kontrollonin Frankfortin në vendin që tani quhet Fort Hill. Ushtria e Konfederatës e pushtoi Frankfortin për një kohë të shkurtër duke filluar nga 3 shtatori 1862.
1900 deri sot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 shkurt 1900 guvernatori i zgjedhur William Goebel u vra në Frankfort ndërsa shkonte në zyrë gjatë e ceremonisë. Ish-sekretari i Shtetit, Caleb Powers, më vonë u shpall fajtor për një komplot për të vrarë Goebel.
Frankforti është rritur ndjeshëm që nga vitet 1960. Një shtesë moderne në ndërtesën e Zyrës Shtetërore u përfundua në vitin 1967. Ndërtesa origjinale u përfundua në vitet 1930 në vendin e ish burgut të Shtetit Kentucky. Disa prej gurëve të burgut të vjetër u përdorën për muret që rrethonin ndërtesën e zyrave.
Sheshi i Ndërtesës së Assamblesë u krijua në vitet 1960. Ai përfshin Kullën e Zyrave të Asamblesë, ndërtesa më e lartë në qytet, Hotel Plaza (ish Holiday Inn, Frankfort) dhe Shitoret i Shatërvanit. Kulla e Zyrave të Asamblesë u hap në vitin 1968 dhe është bërë një pikë referimi pamore për qendrën e qytetit. Në gusht të vitit 2008, zyrtarët e asamblesë njoftuan një plan për prishjen e Kullës dhe rizhvillimin e zonës për një periudhë të gjatë vitesh. Ata synojnë të zëvendësojnë Kullën e vjetër me një ndërtesë më të vogël, katër ose pesëkatëshe, për të krijuar një shkallë më të orientuar nga këmbësorët në kompleks, për të inkurajuar aktivitetin e rrugës.
Frankfort është vendi i disa distilerive kryesore të Kentucky Bourbon, duke përfshirë Buffalo Trace Distillery.