Frekuenca vizuale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Frekuenca vizuale është term i përdorur në teknologjinë vizuale (video) dhe të filmit. Me këtë term nënkuptohet koha që nevojitet për të prezantuar apo regjistruar në një medium fotografit. Prezantimi i shpeshtë i fotografive në një plan (hapësirë) krijon iluzionin e një sekuence të përbërë nga disa fotografi.

shkurtesa nga anglishtja fps (anglisht: Frames per Second) është për numrin e fotografive për sekondë.

Syri i njeriut i kapë (truri i përpunon) diku rreth 18 fotografi të njëpasnjëshme si sekuencë, për këtë shkak sot në kinema përdoren ndër të tjera 24 fotografi për sekondë. Në filmat pa zë janë përdorur nga 16 deri në 18 fotografi brenda një sekonde. Me prezantimin e fotografive të xhiruara një pas një mund të krijohen efekt si xhirime të ngadalësuara (repriza) apo përshpejtime të ngjarjeve d.m.th kapërcimi i fotografive.

Po ashtu te Fotoaparatet janë të rëndësishme të dhënat mbi frekuencën vizuale, për shpejtësinë e krijimit të imazheve. Këtu duhet pasur parasysh se Fotoaparatet digjitale me frekuencën maksimale mund të krijojnë një numër të vogël të imazheve pasi që regjistrimi i tyre kërkon kohë më të gjatë (për shkak barrës së fotografisë) deri sa vetë krijimi i imazhit kërkon pak kohë.

Frekuenca vizuale e ekranit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frekuenca vizuale e rikonstruktimit të fotografisë në teknologjinë kompjuterike zakonisht vije në shprehje gjatë krahasimit të monitorëve të lidhura në kompjuter. Kjo madhësi jepet zakonisht në njësinë hercë (Hz).

Disa ekrane (Displays) me mbushje të lëngut të kristal LCD nuk përputhen me frekuencën e kartës grafike të kompjuterit, kjo kërkon nga këta ekrane një regjistrim të fotografisë në përbërje të tyre.

Për prezantimit sipas metodës së kapërcimit të radhës (Interlace) sikurse te sistemi PAL dhe te ai NTSC për Televizorët analoge, flitet duke u menduar në frekuencën e gjysmë fotografisë d.m.th 50 Hz (PAL) apo 60 Hz për (NTSC).

Dallimi në mes të frekuencës vizuale dhe asaj të ekranit qëndron e ato nuk do të thotë të jenë identike. Përderisa frekuenca vizuale mundë të merret si frekuencë elementare ajo e ekranit në të vërtet është frekuencë që krijohet me bashkimin e dy gjysmë fotografive. Kështu për një film të prezantuar në kinema mjafton frekuenca prej 24 fotografive çka objektet e prezantuara që lëvizin me një shpejtësi mesatare përdoren si prapaskenë. Kjo teknik e përdorur e regjisorëve arrihet duke e lëvizur kamerën ngadalë apo me shpejtësi sipas nevojës që kërkon sekuenca. Kamerat e studiove dhe Camcoder përdorin metodën e kapërcimit të radhës dhe kanë përparësi me 50 apo 60 fotografi për sekondë kjo edhe përdoret për xhirime të aktiviteteve sportive.

Frekuenca vizuale e ekranit luan rolë të madh në periodat e "ndriçim-errësimin" të fotografisë. Kjo varret edhe nga teknologjia e përdorur. Kështu p.sh.: në kinema projektohen 24 fotografi për sekondë nga tre rrezatues që ndërrohen herë ndriçues e herë errësues, çka krijon një frekuencë prej 72 Hz. Po të lihej në frekuencë prej 48 Hz syri i njeriut do ta vërente periodën e errësimit dhe ndriçimit. Te Ekranet me mbushje lëngu kristalorë periodat nuk luajnë rolë pasi që këtu intensiteti i dritës gjatë këtyre periodave (ndërrimit të fotografisë) është konstant.

Për sekuenca me lëvizje të shpejta kanë përparësi (sport, lojëra vizuale) ekranet me frekuenca mbi 50 Hz dhe me kohë ndriçimin të shkurtë të pikave të ekranit. Me këtë ekranet me cilindra e katoda kanë përparësi ndaj ekraneve LCD pasi që ndriçimi i secilës pikëz të ekranit ka një kohë të shkurtë jete. Kjo kohë e shkurt tekë shikuesi krijo ndjenen e lëvizje të qartë, në aparaturën e syrit të njeriut vetë këto impulse të shpejta krijojnë ndjenen e "lëvizjes" së fotografisë. Në teknologjinë LCD tani janë duke u bërë përpjekje për shkurtimin e ndriçimit të pikave të ekranit. Në këtë kuptim është i njohur edhe termet e përdorur Ekrane LCD me "scanning backlight" apo 'black stripe insertion' të cilët kanë po ashtu problemin gjatë ndërrimit të fotografisë (perioda e ndriçimit-errësimit) mirëpo ky problem për syrin e njeriut nuk ekziston më pasi që kjo nuk është e mundshme të vërehet në një frekuencë prej 80Hz. Një tetativë të tillë ka marrë edhe firma Philips e cila për vitin 2006 ka paralajmëruar daljen në treg të televizorëve TVFlat me teknikën të emërtuar ClearLCD.

Llogaritja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Frekuenca vizuale e ekraneve (monitorëve) të paraparë për tu lidhur me kompjuter mund të llogaritet përafërsisht me formulën:

Ku është frekuenca horizontale d.m.th numri i radhëve brenda një sekonde dhe numri i radhëve vertikale.

Frekuenca vizuale të zakonshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kompjuter personal (rreth 1982...1987): 50...60 fotografi të plota/sekondë
  • Kompjuter personal (rreth 1990...1995): 70...85 fotografi të plota/sekondë
  • Kompjuter personal (rreth 1998...sot): 85 fotografi të plota/sekondë

frekuencat vizuale të përdorura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Materiali/Formati frekuenca vizuale
Film
8 mm und Super8 18 ose 24 Hz
16 mm 18, 24 ose 25 Hz (për Televizor)
35 mm 24 Hz (për kinema) / 25 Hz (për Televizor)
65/70 mm 24 Hz, 30 Hz
IMAX (70 mm) 24 Hz (IMAX 2D/3D), 48 Hz (IMAX HD)
Video / TV
PAL / SECAM 25 Hz (50 gjysmë fotografi)
NTSC s/w 30 Hz (60 gjysmë fotografi)
NTSC kolor 30/1,001 = ca. 29,97003 Hz

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]