Rikonstruktimi i fotografisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ilustrim i ndërtimit të fotografisë së prezantuar në Televizore me rrezatime nga katodat

Rikonstruktimi i fotografisëekranin e Televizorit bën të mundshëm që fotografitë e ilustruara të duken të lëvizshme për syrin e njeriut.

Fotografia e Televizorit klasik është rikonstruktim i fotografisë në disa radhë. Këto radhë barten një pas një dhe prezantohen si një fotografi komplete në ekran. Për shkak të shpejtësisë së bartjes së radhëve, syri i njeriut nuk është në gjendje të vërej këtë ndërtim, por e merr atë si fotografi të lëvizshme (film). Sipas normës PAL një fotografi komplete përbëhet nga 625 radhë (vija horizontale) dhe shkruhet 25 herë brenda sekondës. Disa norma tjera kanë frekuenca të përafërta, zakonisht 29,997 Hz.

Ilustrimi sipas frekuencës 25 Hz në fakt e mundëson prezantimin e fotografisë, por e mundon syrin e njeriut me hijesimin dhe ndriçimin periodik të pjesëve të fotografisë. Për këtë shkak bazë është bërë ndarja e fotografisë bazë në dy gjysmë fotografi me nga 312 ½ radhë dhe me nga një frekuencë nga 50 Hz. Gjysmë-fotografia e parë e ndarë nga fotografia bazë përbëhet nga radhët teke (1,3,5,...) ndërsa gjysmë-fotografia e dytë nga radhët çifte (2,4,6,...). Më këtë krijohet mundësia e futjes së radhëve në hapësirat e zbrazëta të fotografive. Kjo metodë është e njohur si procesi (2:1) i kapërcimit të radhës.

Ndërtimi i fotografisë fillon nga pjesa e sipërme në anën e majtë të ekranit (në këtë fotografi e prezantuar me ngjyrë të zezë). Në momentin kur arrihet fundi në anën e djathtë, kapërcehet në radhën pasuese pasi që brenda kësaj kohe është krijuar një impuls sinkron nga impulset e aparatit. Rrezja e elektroneve që "bombardon" hapësirën e ekranit prezantohet e errët dhe ky proces zhvillohet me shpejtësi shumë të madhe. Në anën e majtë të ekranit fillon krijimi i radhës së re. Me të arritur fundi në anën e djathtë të ekranit pasojnë impulse të njohura (këtu të prezantuara me ngjyrë të gjelbër). Gjatë kësaj kohe rrezatimi i radhëve prezantohet po ashtu i errët dhe këto impulse përdoren për sistemin VPS (Video Program System), Video tekst apo për Sistemin e Video të dhënave që është përdorur për bartjen e impulseve nga kompjuterët, Amiga dhe Atari ST.

Fotografia e re fillon prapë nga pjesa e sipërme në anën e majtë (e prezantuar në të kaltër) dhe për shkak të metodës së kapërcimit të radhës, radhët e reja shkruhen në hapësirat e gjysmë-fotografisë.


gjysmëfotografia e parë    gjysmë fotografia e dytë

-> me metodën e kapërcimit të radhës <-

Rikonstruktimi nga dy gjysmë fotografi