Jump to content

Frika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një alkoolist i vetëm në Moskë vesh një xhaketë gjatë stinës së dimrit. Ai ulet i frikësuar në çati ndërsa mbulon fytyrën me të dyja duart. Nga çfarë do të kishte frikë ky person?

Frika është reagim emocional i fuqishëm përballë përceptimit të një rreziku të vërtetë objektivisht apo imagjinar. Eshtë një ndjenjë shqetësimi e thellë kur jemi të ikjes dhe shmangies, ndërsa ankthi është rezultat i kërcënimeve të cilat janë perceptuar si të pakontrollueshëm ose të pashmangshëm. Vlen të përmendet se frika shoqëron ngjarjet e ardhshme, të tilla si një përkeqësim të një situatë, apo vazhdimi i një situate që është e papranueshme. Frika mund të jetë gjithashtu një reagim i menjëhershëm për diçka e cila ndodh aktualisht. Të gjithë njerëzit kanë një përgjigje instinktive ndaj një rreziku potencial, i cili në fakt është i rëndësishëm për mbijetesën e të gjitha llojeve. Reagimet e nxjerra nga frika shihen nëpërmjet avantazheve në evolucionin. Frika mund të jetë një faktor i cili mund të manipulojë dhe kontrollojë jetën e një individi.

Gjate momentit qe njerezit perjetojne frike kjo gje nese eshte ne nivele te larta mund te shoqerohet me nje seri simptomash si:

  • Veshtiresi ne frymemarrje
  • Gjendje te ftohti ose te nxehti
  • Rrahje te shpejta zemre ose rendim zemre
  • Mpirje ose mornica
  • Ndjenje mbytjeje
  • Ndjenja jo te verteta te pergjithshme
  • Djersitje
  • Marrje mendsh, te fiket
  • Dridhje
  • Frike nga vdekja
  • Te vjella ose shqetesime te tjera trupore/fiziologjike
  • Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos çmendesh
  • Dhimbje kraharori apo gjendje jo rehatie