Paranoja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Paranoja është instinkt ose proces mendor i cili besohet të jetë fuqimisht i ndikuar nga ankthi apo frika, shpesh deri në pikën e deluzioneve dhe iracionalitetit. Mendimi paranoik në mënyrë tipike ka natyrë persekutimi, ose besime konspirative në lidhje me kërcënim të përceptuar drejtë vetes (p.sh. "gjithkush është duke më ndjekur / duke dashur të më lëndojë"). Paranoja dallon nga fobitë, të cilat gjithashtu përmbajnë frikë iracionale, por zakonisht jo fajësim. Bërja e akuzave falso dhe mosbesimi i përgjithshëm ndaj të tjerëve shumë shpesh e shoqërojnë paranojën. Për shembull, një incident që shumica e njerëzve do ta shihnin si aksident apo koinçidencë, personi paranoik mund të besojë se ishte i qëllimshëm. Paranoja është simptoma qendrore e psikozës.