Fryma (revistë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fryma ka qenë një organ shtypi e themeluar më 1944 në Tiranë, që u botua nga janari (Nr. 1) der më korrik-gusht (Nr. 7-8). Themeluar nga avokati Myzafer Pipa pranë zyrës së tij avokatore në Parrucë - Shkoder, ndihmuar nga Qemal Draçini (redaktor), prof. Arshi Pipa, poetët Gaspër Pali dhe Kolë Mirdita (Jelenau) e shokë të tyre të asaj kohe. Nuk pati jetë të gjatë, ngaqë shkrimet e intelektualëve pjesëmarrës ishin kundra rrymës që u vendos më tej në kohë. Persekutimi shkoi deri n'atë pikë që av. Myzaferi u vra pa gjyq, me pretekstin se kishte marrë pjesë në lëvizjen e Postrribës.

Emri i revistës u vendos nga avokati, në kuptimin frëng «esprit», që në shqip u përgjigjet fjalëve «mendim», «arsye», «shpirt», «ndërgjegje» a «vetëdije», «tërësi e prirjeve» etj.