Jump to content

Fuqia (fizikë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fuqia (fizika))

fizikë ,fuqia është sasia e energjisë e transferuar ose e kthyer në njësinë e kohës.Nëse ΔA është puna që kryhet gjatë një periudhe me kohëzgjatje Δt, fuqia mesatare Pavg gjatë kësaj periudhe jepet me formulën

Fuqia numerikisht është e barabartë me raportin e punës dhe të kohës brenda së cilës është kryer ajo punë. Fuqia mesatare shpesh quhet thjesht "fuqia" kur konteksti e bën të qartë.

Një formulë tjetër e llogaritjes së fuqisë është duke ndërlidhur dinamikën me kinematikën. Kjo formulë zbatohet kur shpejtësia është konstante:

Fuqia e menjëhershme atëherë është vlera në limit e fuqisë mesatare kur intervali Δt i afrohet zeros.

Në rastin e fuqisë konstante P, sasia e punës së kryer gjatë një periudhe me afat T është dhënë nga:

Në kontekstin e konvertimit të energjisë është më e zakonshme përdorimi i simbolit E në krahasim me W.

Njesia e fuqise ne SI eshte vati(simboli W) Ajo eshte fuqia te cilen e jep puna prej nje xhauli qe kryhet per një sekondë.

Fuqia e çastit dërguar një elementi në qark jepet nga relacioni:

ku

  • është fuqia e çastit e matur në vat
  • është voltazhi (diferenca e potencialit) mes skajeve të elementit
  • është rryma që rrjedh nëpër element

Nëse elementi është rezistor me përpjestim voltazh/rrymë të pandryshueshëm nga koha mund të shkruhet:

Mjafton të mbahet mënd një nga ekuacionet e mësipërme, dy të tjerët dalin me ndihmën e ligjit të Ohmit.

Në rastin më tipik, atë të rrymës alternative, rryma ose voltazhi jepen sipas relacionit: ku . Shpeshherë jemi të interesuar jo për fuqinë e çastit por fuqinë e mesatarizuar. Kjo do të thotë, të gjejmë një vlerë për fuqinë e cila në intervalin [a,b] jep po të njëjtën punë të kryer si rasti i vazhduar. Nga teorema e vlerës së mesme marrim:

Shikoni gjithashtu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]