Gëzim Kasapolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gëzim Kasapolli (i lindur më 15 mars 1976 në Pejë, Kosovë) është politikan kosovar. Nga viti 2017 ai është Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë. Para emërimit në mandatin diplomatik, ai ka qenë Këshilltar në Kuvendin e Kosovës për Çështje të Integrimit Europian dhe Politikë të Jashtme, Zv/Ministër dhe Ministër në Detyrë pranë Ministrisë së Integrimit Europian të Republikës së Kosovës.[1]

Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gëzim Kasapolli ka studiuar Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, dhe ka përfunduar programin MBA në Menaxhim Biznesi pranë Universitetit Teknik të Vienës në bashkëpunim me Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë, ku më pas ka shërbyer edhe si Drejtor Ekzekutiv.

Përvoja profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gëzim Kasapolli ka pasur një sërë postesh në organizata ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë para përfshirjes së tij në politikë. Përvoja e tij profesionale përfshin punën me Tribunalin Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi (ICTY), Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), dhe Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) si monitorues në media dhe radio-producent. Ai i është bashkuar jetës politike në vitin 2005 si Këshilltar Politik i Kryeministrit të Kosovës gjatë periudhës kritike kur zhvilloheshin negociatat për statusin e Kosovës. Gëzim Kasapolli u emërua Zv/Ministër në Ministrinë e Integrimit Europian të Republikës së Kosovës për një mandat të plotë, e më pas Ministër në Detyrë pranë të njëjtit institucion, ku sërish kontributin e dha gjatë përiudhës së negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Europian. Në vijim, Kasapolli ka vazhduar në pozitën e Këshilltarit Politik në Kuvendin e Kosovës për Çështje të Integrimit Europian dhe Politikë të Jashtme.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gëzim Kasapolli është i martuar me Bora Shpuza Kasapollin, dhe kanë dy vajza.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2017. Marrë më 4 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)