Jump to content

Gafur Shameti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gafur Shameti u lind në Kallarat të Vlorës. Është diplomuar në U.T. dega Gjeologji-Miniera. Ka qënë deputet i kuvendit popullor pas viteve ’90. Është autor i njohur i humorit. Ka bashkëpunuar pothuaj me të gjitha estradat profesioniste të Shqipërisë, kryesisht me atë të Vlorës. Është autor i dhjetëra komedive dhe i shumë çmimeve kombëtare. Për rreth dy vjet botoi dhe drejtoi të parën dhe të vetmen gazetë letrare të qytetit të Vlorës : “Drita e Vlorës”. Ishte drejtuesi i parë i gazetës “Kallarati”. Është shpallur “Qytetar nderi i Labërisë”.