Galaktikat Lokale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shumica e galaktikave formojnë grupe që mbahen së bashku me anë të gravitetit. Disa grupe me të vërtetë janë shumë të mëdhaja, p.sh. grupet në galaktikën Virgo dhe yllnaja “Flokët e Berenisës” paraqesin mijëra galaktika që janë larg rreth 20 milionë vite drite. Ekzistojnë grupe galaktike më të vogla, një shembull është galaktika jonë - Rruga e Qumshtit. Ky grup, i quajtur Grupi Lokal, përfshin rreth 30 galaktika të larguara rreth 5 milionë vite dritë. Galaktikat më të njohura janë: Rruga e Qumshtit, Andromeda, si dhe galaktika M33 në yllësinë Triangulum (Trekëndëshe). Vetë grupet formojnë grupe më pak të dendura, të quajtura supergrupe. Këto të fundit janë objektet më të mëdhaja në Gjithësi, të larg nga njëri tjetri mbi qindra miliona vite dritë. Grupi Lokal është pjesë e Supergrupit Lokal, në mesin e të cilt është vendosur në grupin e yllnajës Virgo.

Galaktika të parregullta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Galaktikë e parregullt

Galaktikat që nuk kanë formë të rregullt quhen “të çrregullta”. Një shembull është Mjegullira më e Vogël e Magelanit. Galaktikat e çrregullta janë shumë të vogla, shumë më të vogla se Rruga e Qumshtit, por përmbajnë sasi të madhe të gazrave prej të cilëve formohen yje të reja. Mjegullira më e Vogël e Magelanit është në mes galaktikave më të afërta të Rrugës së Qumështit, mund të shihet në Hemisferën Jugore.

Galaktika elipsoide[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Galaktikë elipsoide

Galaktikat elipsoide janë shumë pak në numër në Grupin e Galaktikave Lokale, dhe shihen shumë dobët. Një shembull është galaktika M87 prej Grupit Virgo. Është një top i madh i përbërë prej mijëra miliardëve yjeve të kuq të vjetër dhe disa nova. Yjet gjithmonë lëvizin në të njëjtin drejtim në një galaksi elipsoide.

Galaktika spirale të kryqëuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Galaktikë e kryqëuar

NGC1365, pjesë e grupit Fornaks është galaktikë spirale me “urë” të shkurtë e përbërë prej yjeve më të vjetra. Skajet (mbarimet) e urës përfaqësojnë krahë. Ajo spirale quhet urë. Ura rrotullohet sikur të jetë trup i ngurtë, sidoqoftë, është e përbërë prej miliona yjesh të ndara. Është e mundur që Rruga e Qumshtit të jetë asi lloj galaktike.

Statistika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri i galaktikës Distanca (vite drite) Diametri (vite drite) Ndriçimi (miliona Diej) Forma
Hyjplimja 0 100.000 15 000 Spirale
Mjegullira më Madhe e Magelanit 170 000 30 000 2 000 Spirale e çrregullt
Mjegullira më Vogël e Magelanit 190 000 20 000 500 E çrregullt
Drako 300 000 3 000 0.1 Elipsoide
Karina 300 000 3 000 0.01 Elipsoide
Skulptori 300 000 6 000 1 Elipsoide
Sekstans 300 000 3 000 0.01 Elipsoide
Pasqyra Ursa 300 000 2 000 0.1 Elipsoide
Fornaks 500 000 6 000 12 Elipsoide
Luani I 600 000 2 000 0.6 Elipsoide
Luani II 600 000 2 000 0.4 Elipsiode e çrregullt
NGC 6822 1 800 000 15 000 90 Elipsiode e çrregullt
WLM 2 000 000 6 000 90 E çrregullt
Andromeda 2 200 000 150 000 40 000 Spirale
Andromeda I 2 200 000 5 000 1 Elipsoide
Andromeda II 2 200 000 5 000 1 Elipsoide
Andromeda III 2 200 000 5 000 1 Elipsoide
M32 2 200 000 5 000 130 Elipsoide
NGC 147 2 200 000 8 000 50 Elipsoide
NGC 185 2 200 000 8 000 60 Elipsoide
NGC 205 2 200 000 11 000 160 Elipsoide
M33 2 400 000 40 000 5 000 Spirale
DDO 210 3 000 000 5 000 2 E çrregullt
Peshqit 3 000 000 2 000 0.6 E çrregullt
Gr 8 4 000 000 1 500 2 E çrregullt
Shigjetar 4 000 000 4 000 1 E çrregullt
Pegasus 5 000 000 7 000 20 E çrregullt
Luani A 5 000 000 7 000 20 E çrregullt