Galaktika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Galaksia NGC 4414, në yllësinë e Flokëve të Veronikës, me diametër rreth 17.000 parsekë dhe gati 20 milionë parsekë larg. Foto e NASA-s nga Teleskopi hapësinor Habëll.

Galaktika (greq. "γαλαξία" -galaksia - fj.p.fj. rrugë qumështi) është një grumbull i madh lënde, yjesh, planetësh, sistemesh planetare, mjegullnajash të gazta, re pluhuri dhe lëndë të zezë, i cili mbahet i lidhur së bashku me anë të fuqisë së rëndesës. Galaktikat tipike ndryshojnë nga xhuxhet me më pak se 10 milionë yje deri në galaktika gjigante me një trilion yje, të gjithë duke u rrotulluar rreth një qendre të përbashkët rëndese. Po ashtu galaktikat mund të përmbajnë një numër të madh shume sistemesh yjore dhe grumbujsh yjore si edhe lloje të ndryshme reshë ndëryjore. Galaktikat janë grupe që kanë deri në një miliardë yje, me diametër disa dhjetëra mijë vjet drite.[1]


Galaktika jonë quhet "Rruga e qumështit". Në një natë të errët dhe të qartë shikohen yjet e ngjeshura të diskut galaktik si një gjurmë qumështi të derdhur. Njeriu mund të vëzhgojë rreth 10.000 yje me sy të zhveshur në rrugën tonë të qumështit.

gjithësinë e vëzhgueshme mendohet të jenë më shumë se 100 miliardë galaktika.

Llojet e galaktikave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Galaktikat epiliktike kanë formën e vezës. Disa nga galaktikat më të mëdha janë epiliktike.
  • Galaktikat spirale kanë bërthamë qendrore dhe krahë të harkuar, yjet te krahët e orbitës sillen rrotull qendrës së galaktikës.
  • Galaktike e çrregullt janë ato galaktika që nuk mund të përshkruhen si asnjë nga llojet e mësipërme të galaktikave.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Petro, Rita (2006). Atlas Themelor i Gjeografisë Fizike. Tiranë: Albas. ISBN 9989-108-37-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)