Gani Dizdari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gani Dizdari ka lindur më 30.04.1949, në Tropojë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1972. Ka punuar si Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë, në periudhën 1973-1982, dhe si Prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti Gjyqësor, në vitet 1982-1989. Nga viti 1989 ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, dhe në periudhën 1995-1999 ka ushtruar detyrën e Zëvendës-Prokurorit të Përgjithshëm. Ka ushtruar profesionin e avokatisë në vitet 1999-2006, si anëtar i Dhomës së Avokatëve Tiranë. Në vitet 2006-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë (nga qershori 2007 dhe Kryetar i Kolegjit Penal të kësaj gjykate). Në muajin prill të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.