Garat me Kuaj
Sjellja e kuajve të racës që në kohën e pushtimit osman tregon se në Elbasan ishin të interesuar për kuajt e vrapit. Njihen garat e ndryshme që zhvilloheshin në raste dasmash e festash. Garat e para cilësore për Elbasanin i përkasin v.1943. Në këtë vit u organizua konkursi hipik (kërcim me pengesa) midis regjimentit të kavalerisë italiane (Lunicieri di Firenca) në kazermat e Shkumbinit dhe regjimenteve te tjera ne Shqiperi. Me vone jane organizuar gara shpejtësie midis Ndërmarrjes Bujqësore Cerrik e Elbasan. Këto ishin sporadike. Në v.1979 klubi Labinoti organizoi në fushën e aviacionit në Cerrik, në baze rrethi, gara shpejtësie. Fitoi vendin e parë pela me emrin Kosovë e Ndërmarrjes Bujqësore të Cerrikut. Në garat kombëtare të këtij viti në Shkodër në 100 m Ilda Sula me pelën Kosova zuri vendin e parë dhe Shyqyri Shtylla me pelën Diana vendin e dytë. Ky ekip ka ekzistuar deri në v.1991 duke marrë pjesë në të gjitha garat kombëtare të [1]zhvilluara jo vetem ato të vrapimit, por edhe në konkursin hipik.(P.K.)
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Enciklopedia Elbasanit.