Gary Vaynerchuk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gary Vaynerchuk (lindur më 14 nëntor, 1975) është një sipërmarrës biznesi, autor dhe një personalitet interneti Amerikano-Bjellorus i lindur në Bashkimin Sovjetik. [1] Vaynerchuk është kryetari i VaynerX, një kompani mediatike, dhe CEO i VaynerMedia, një agjenci reklamimi. Ai është një investitor në kompani si Facebook, Twitter, Uber dhe Tumblr dhe pasuria e tij vlerësohet të jetë 160 milionë dollarë. [2] Ai njihet për fjalimet dhe librat e tij, që kanë frymëzuar miliona njerëz në të gjithë botën. Ai ka më shumë se 12 milionë ndjekës në rrjete sociale si Instagram, Facebook dhe Twitter.

Gary Vaynerchuk

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vaynerchuk dhe familja e tij emigruan në SHBA në vitin 1978. Fillimisht, ai dhe 8 anëtarët e familjes së tij jetuan në një apartament në Queens, New York. Aftësia e Vaynerchuk si sipërmarrës u vu re që në fëmijëri, pasi ai arriti të gjenerojë mijra dollarë duke shitur letra bejsbolli gjatë gjimnazit. Në fund të viteve 90', Vaynerchuk pa internetin si një mundësi për të zgjeruar biznesin e babit të tij, duke e kthyer atë në një nga platformat e para dixhitale për shitjen e pijeve alkolike në SHBA. Shitjet e "Wine Library" ( emri i biznesit së babit të tij ) u rritën nga 3 milionë dollarë në vit në 60 milionë dollarë në vit. Gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare, ai ngarkoi pothuajse çdo ditë një video në llogarinë "WineLibraryTV" në Youtube.

Në vitin 2008, ai firmosi një kontratë me kompaninë publikuese HarperCollins me vlerën 1 milion dollarë dhe publikoi librin e tij të parë të titulluar "Crush It!", në të cilin shpalosen parimet e Vaynerchuk për sa i përket medias, marketingut dhe komunikacionit.

Në vitin 2009, ai themeloi kompaninë VaynerMedia, e cila sot ofron shërbime marketingu për kompani si PepsiCo, Johnson and Johnson dhe Chase dhe ka më shumë se 800 punonjës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. ^ "Gary Vaynerchuk's Story". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Gary Vaynerchuk Net Worth Report: How He Built His Fortune". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)