Gazeta Trepça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gazeta Trepça ishte një gazetë dyjavore e KXMK "Trepça"Mitrovicë. Gazeta kishte 16 faqe standard, e ndonjëherë edhe deri në 32 të formatit C/3. Përmbajtja e kësaj gazete ishte me lajme nga veprimtaria e kombinatit, politika, aktivitetet kulturore, sportive, etj. Tirazhi i gazetës ishte në 13.000 ekzemplarë në gjuhën shqipe.

Gazeta dilte edhe në gjuhën serbe, komplet e përkthyer nga gjuha shqipe me të njejtat foto. Tirazhi në gjuhën serbe ishte 12.000 ekzemplarë.

Kjo gazetë është shtypë në dy ngjyra në shtypshkronjën "Rilindja" në Prishtinë. Më 1990 kjo gazetë u ndalua nga pushteti i atëhershëm, dhe gazetarët e saj u përzunë nga puna.