Jump to content

Gazmend Nushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gazmend Nushi është jurist shqiptar nga Kosova.

Që nga viti 2006 është zgjedhur delegat në kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës. Është jurist/avokat me një përvoje profesionale mbi 20 vite. Ka punuar ne Holding "Jatex" ne Gjakove plot 5 vite (1991-1996), se pari si jurist, pastaj është avancuar ne postin e Udhëheqësit te shërbimit juridik dhe ne fund, karrierën e tij ne Holding "Jatex" e përfundoj ne postin e Drejtorit te shërbimeve te përgjithshme juridiko-kadrovike. Derisa ishte ne postin e Drejtorit te shërbimeve te përgjithshme juridiko-kadrovike, e ushtronte edhe detyrën/postin e Kryetarit te Këshillit Drejtues te Holding "Jatex".

Nga viti 1996 është Avokat profesional. Ne cilësinë e Avokatit ka punuar 5 vite edhe ne Këshillin për Mbrojtjen e te Drejtave e te Lirive te Njeriut. Se bashku me koleget e tij Hazer Susuri dhe Ahmet Hasolli, ne vitin 2006, ka qene Avokat i pare kosovar i cili ka përfaqësuar ne Gjykatën Evropiane për te Drejtat e Njeriut ne Strasburg ne lenden Behrami vs. France. Ne karrierën e tij profesionale si Avokat ka përfaqësuar ne Gjykatat e te gjitha niveleve ne Kosove, Serbi, Mal te Zi, Bosnje dhe Hercegovine dhe Kroaci ne lendet penale, civile, administrative dhe ekonomike.

Nga viti 2008 është partner ne studion prestigjioze ligjore "Kalo & associates"-zyra ne Prishtine. Si partner ne këtë studio prestigjioze ka punuar dhe punon ne cilësinë e konsulentit ligjor për kompanitë e njohura botërore si "Bechtel Enka GP", "Nokia Siemens", "Phillip Morris", "European Bank for Reconstruction and Development", "World Bank", "Morgan Stanley", "Alcatel Lucent Italy", "ABB Croatia" etj. Është avokati i pare shqiptar nga Kosova i cili, se bashku me kolegun Avokatin Ahmet Hasolli, ka përfaqësuar para Gjykatës Evropiane për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Strasburg te Francës, ne lenden Behrami vs. France.

Poashtu, është avokati i pare shqiptar nga Kosova i cili, se bashku me kolegun Avokatin Ahmet Hasolli, ka përfaqësuar para Tribunalit te Arbitrazhit te Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë (ICC) me seli ne Paris, ne lenden 19255/MHM, ne cilësinë e përfaqësuesit te autorizuar te Qeverise se Republikës se Kosovës - Ministrisë se punëve te Brendshme.

Ne vitin 2018, Kuvendi i Republikes se Kosoves e emeroj si anetar i Komisionit shteteror per provimin e jurispodences me mandatin 2 vjecar.

Jeton ne Prishtine dhe është i martuar, baba i dy fëmijëve.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ lista e delegatëve të OAK, 26.o4.2oo6