Gentian Bala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gentian Bala Ka studiuar në Universitetin e Parmës për Farmaci dhe në Universitetin e Tiranës për Drejtësi. Aktualisht punon si ekspert farmaceutik pranë një firme farmaceutike në Tiranë. Gjatë qëndrimit në Itali, ka promovuar në mënyra të ndryshme kulturën shqiptare dhe organizimin e komunitetit shqiptar në Parma. Themelues i shoqatës VoxAquila si dhe i rrjetit studentor shqiptar në Evropë, ka organizuar evente të shumta kulturore me qëllim thellimin e komunikimit dhe zhdukjen e paragjykimeve ndaj komunitetit shqiptar në Itali. Ka shkruar artikuj të shumtë në shtyp dhe në faqe të ndryshme Interneti në lidhje me situatën politike dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e rajonit.