Jump to content

Gillespie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gillespie
PrejardhjaPrishtine, Kosove
ZhanretIndie, Rock'n'Roll, Alternative
Anëtar/ëtHana Zeqa (Vokal)
Guri Shkodra (Kitare)
Isah Mustafa (Bas)
Granit Havolli (Bateri)
Uebfaqjagillespietheband.com

Gillespie [1] është një underground rock'n'roll grup nga Kosova. Ky grup është themeluar në vitin 2005 dhe kryesisht ka ndikim të madh në grupet aktuale që veprojnë në Kosovë.

Pas krijimit të grupit brenda dy muajve anëtarët e grupit arritën që të pergadisin të gjithë materialin për albumin e parë të tyre.
Për shkak të financave të pamjaftueshme grupit iu dashtë më shumë se një vit kohë që të lansojnë albumin e tyre, i cili në fakt ishte një demo e titulluar "Nje ditë e zakonshme" e përbërë nga 10 këngë origjinale, te cilat ishin shkruar nga anëtarët e grupit.
Gillespie poashtu ka realizuar edhe dy videoklipe të suksesshme ngase me këto dy projekte ata janë nominuar në shumë konkurse vendore dhe ndërkombëtare për të fituar cmimin si videoklipi më i mirë. Ne vitin 2006 ne ndarjen e cmimeve te Videofestit Muzikor ata fituan cmimin post-production.

Kënga "E Di!" kryesonte ne top listat në Kosovë për gjashtë muaj me radhë, ndërsa kenga tjeter "Luledielli" ishte nominuar për këngën më të mirë indie në disa ngjarje ndërkombëtare. Grupi poashtu ka publikuar edhe EP (Femme Fatale) qe perbehet nga nje kenge dhe tri regjistrime ‘’unplugged’’ te cilat jane realizuar ne nje radio stacion ne Kosove. Kenga "Femme Fatale",poashtu është nominuar edhe për këngën më të mire te zhanrit alternative në festivalin Top Fest në Shqipëri.

Ne baze te kerkesave te individeve,albumet e ketij grupi gjithmone jane shperndare pa pagese per audience. Pervec ne Kosove,ky grupi ka performuar edhe në vende të ndryshme të rajonit si: Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Grupi u ftua nga producentet e MTV-se për të performuar si para-grup ne koncertet e Red Hot Chili Peppers në Indjija, Serbi dhe ne Green Festival, megjithatë, për shkak të udhëtimit dhe kufizimeve ne dokumente kjo gje nuk arriti te realizohej.[1]
Grupi është i njohur për mbrojten e te drejtave t e njeriut për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe te paster.
Gillespie kishte një ndërprerje dy-vjeçare gjate periudhes 2008-2010.
Koheve te fundit ata kane vazhduar koncertet e tyre dhe mbremjet e ndryshme muzikore. Madje Gillespie ka publikuar albumin e dytë me emrin "Numroj N'Numratore!".Album i cili përbëhet nga 8 këngë.

  • Nje ditë e zakonshme
  • Numroj N'Numratore
  1. ^ Bekteshi, Betim. "under construction". gillespie (në anglisht, shqip, dhe serbisht). Arkivuar nga origjinali më 2013-06-06. Marrë më 2014-06-09.