Gina Lollobrigida
Gina Lollobrigida lindi më 4 korrik 1927 - vidq më 16 janar 2023. Gina është një aktore italiane, një nga

aktoret më të mëdha të botës, që shkëlqeu në filmat: "Bukë, dashuri dhe fantazi", "Gruaja më e bukur në botë", "Fan Fan tulipan", "Shën Mëria e Parisit" etj.
Ajo ishte një nga aktoret më të spikatura të viteve 1950 dhe 1960, periudhë në të cilën konsiderohej si një seks simbol ndërkombëtar. Ajo ishte një nga të fundit aktore.ë ndërkombëtarë të nivelit të lartë nga kinemaja e Epokës së Artë të Hollywoodit.
Ndërsa karriera e saj kinematografike po ngadalësohej, Lollobrigida nisi një karrierë të dytë si fotogazetare. Në vitet 1970 ajo arriti një skup duke patur qasje tek Fidel Kastro për një intervistë ekskluzive.
Lollobrigida vazhdoi të ishte një mbështetëse aktive e çështjeve italiane dhe italo-amerikane, veçanërisht e Fondacionit Kombëtar Italo-Amerikan (ang. NIAF). Në 2008 ajo mori çmimin e NIAF për arritjet e jetës. Në 2013 ajo shiti stolitë e saj dhe dhuroi rreth 5 milionë $ nga shitja e tyre në dobi të kërkimeve mbi qelizat staminale. Sipas gazetave italiane, pasuria e saj në kohën e vdekjes ishte 215 milionë USD.
![]() | Ky artikull rreth një aktori/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |