Gina Wilson
Appearance
Gina Wilson është një aktiviste për të drejtat e personave interseks, e lindur në Victoria, Australi në 1952. Ajo ishte themeluesja e organizatës Intersex Human Rights Australia (e njohur më parë si OII Australia).[1]
Aktivizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gina Wilson themeloi Intersex Human Rights Australia në 2009 dhe qëndroi në pozicionin e drejtueses deri në 1 shtator 2013. Në punën e saj pranë Intersex Human Rights Australia, Gina Wilson luajti një rol të rëndësishëm në përmirësimin e aksesit në shëndetësi si dhe përfshirjen e personave interseks në legjislacionin kundër diskriminimit.
Legjislacioni për mbrotjen nga diskriminimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wilson ka pasur rol udhëheqës në mbrotjen e personave nga diskriminimi me bazë “statusin interseks” në ligjin kundër diskriminimit.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Morgan Carpenter (4 mars 2018). "We are now "Intersex Human Rights Australia"" (në anglisht). Intersex Human Rights Australia. Marrë më 31 mars 2018.
- ^ LGBTI advocates front anti-discrimination hearings, Gay News Network, 25 January 2013.