Jump to content

Giovanni Cimbalo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Foto në bashkinë e Ravenës me liderët fetar dhe ambasadorin Kola

Giovanni Cimbalo lindi në Rose të Kozencës më 31 gusht 1947. Shef i Katedrës së Drejtës Ekleziastike në Fakultetin e Drejtësisë në Bolonjë.

Giovanni Cimbalo është i mirënjohur në botën akademike për studimet e tij të shkëlqyera ne fushën e "Marrëdhënieve të Komuniteteve fetare me shtetin" në Evropën Lindore e më gjëre. Një vend të veçantë në studimet e tij zë Shqipëria ku së fundmi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, në 18-19 tetor 2012 në Ravenna së bashku me grupin e tij të punës Federica Botti e Arens Çela realizoi një Konferencë të titulluar "Komunitetet fetare në Shqipëri: bashkëjetesa është e mundshme". Gjithashtu në shtator të 2012 publikoi librin e tij monografik me titull "Pluralizmi fetar dhe komunitetet fetare në Shqipëri" i cili do të ndiqet nga një vëllim tjeter dy-gjuhesh.