Jump to content

Gjovani Bosko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Giovanni Melchior Bosco)
Don Bosko. Foto e vitit 1887.

Giovanni Melchior Bosco (Gjovani Melkior Bosko, 16 gusht, 1815, Kastelnuovo Don Bosko - 31 janar, 1888, Torino) njihet më mirë me emrin Don Bosko, ishte prift katolik italian, edukator dhe pedagog, që vuri në jetë mësimet e fesë së tij, duke përdorur mënyra mësimi të bazuara më shumë mbi dashurinë dhe mirëkuptimin sesa mbi ndëshkimin. Në mirënjohje të punës së tij me të rinj të vështirë, ai u kanonizua në vitin 1934.

Gjon Bosko lindi me 16 gusht të vitit 1815 në Becchi, një fshat i vogël i Castelnuovo d'Asti (sot Castelnuovo Don Bosco). Familja e tij ishte një familje fshatarësh të varfër. Ai humbi babain i tij Françesko kur ishte vetëm dy vjeç. Nëna e tij Margareta e rriti me butësi dhe me përshpirtëri. E mësoi atë të punonte tokën dhe të shihte Zotin pas bukurisë së natyrës, qiellit, të afërmve, ndaj atyre që kishin nevojë për ndihmë dhe Gjoni i vogël ishte ai i cili u mësua të jetojë në Hirin e Zotit. Nëna Margareta ia mësoi të birit të vet të gjitha lutjet dhe aftësitë të dhurojë jetën të tjerëve. Dhe kështu Gjoni i vogël filloi tua mësojë të tjerëve atë që një ditë do të krijojë një SISTEM EDUKIMI - SISTEMI PARANDALUES, që edhe sot mësohet në procese universitare dhe pedagogjike. Për Gjonin t’i lutesh Zotit don të thotë të flisje me Zotin në forma dhe mënyra të ndryshme, i gjunjëzuar, i përulur, i përkushtuar e kështu me radhë. Nga nëna Margareta Gjoni e mësoi të shihte Perëndinë në fytyrën e të tjerëve, e më të varfërve e të dobëtëve që dimrit trokisnin në derën e shtëpisë së tyre dhe të cilëve nëna Margaret i riparonte këpucët dhe i jepte një shujtë të ngrohtë dhe miqësore. Ëndrra kur ishte 9 vjeçar Në moshën 9-të vjeçare, Gjoni pa një ëndërr, që do të ndryshonte jetën e tij. Ai sheh një turmë djemsh, që luajnë duke bërtitur dhe duke përdorur fjalë banale, të shara dhe ngacmoheshin. Një njeri madhështor i thotë: "Me butësi dhe bamirësi, do të fitosh zemrat e miqve të tu", dhe një grua po aq madhështore shtoi: "Bëhu i përulur, i fortë dhe i fuqishëm. Me kohë do të kuptosh gjithçka." Vitet që pasuan, u orientuan nga kjo ëndërr. Nënë e Bir, panë në të rrugën që duhet të ndiqnin në jetë. Gjoni u përpoq që në fillim. Kur boritë shpallën fillimin e një feste (të pajtorit të vendit) lokale në kodrat përreth, Gjoni shkoi atje dhe vihet në rreshtat e parë, para sharlatanëve që bënin spektakël. Ai studioi truqet e magjistarëve, sekretet e ekuilibristëve. Një mbrëmje të diele, Gjoni jep shfaqjen e tij të parë për fëmijët e shtëpive aty pranë. Ai bën mrekulli të ekuilibrit me kanaçe dhe tava në majë të hundës. Pastaj, fillon të ecë në një litar të zgjatur mes dy pemëve, mes duartrokitjeve të publikut të tij të vogël. Para se pika të përfundonte, ai filloi të përsëriste, predikimin e dëgjuar ne meshën e mëngjesit, dhe i fton të gjithë për t'u lutur. Lojërat dhe fjala e Perëndisë fillon të "transformojë" miqtë e tij të vegjël, të cilët luten me të me dëshirë. Gjoni është i sigurt, se për të bërë mirë, duhet të studiojë dhe të bëhet prift. Por Antonio, vëllai i tij 18 vjeçar, një fshatar i ashpër, nuk do t’ia dijë. Ai ia hedh librat, dhe e maltreton. Në një mëngjes të ftohtë të shkurtit 1827, Gjoni largohet nga shtëpia dhe shkon për të kërkuar një vend pune. Ai është vetëm 12 vjeç, por problemet me Antonion, ia bënë jetën në shtëpi të pamundur. Për tri vite punoi si stallier në Moglia në një fermë, pranë Moncucco. Drejtonte kafshët në kullotë, mjeli lopët, çonte barin e freskët në grazhd, nganë buajt që lërojnë fushat. Gjatë netëve të dimrit të gjatë dhe në verë duke u ulur nën pemët (kur lopët kullosnin përreth) kthehet për të hapur librat e tij për të "studiuar". Tri vite më vonë, Antonio u martua. Gjoni u kthye në shtëpi dhe ndoqi shkollën, fillimisht në Castelnuovo, pastaj në Chieri. Për të mbajtur veten ai punoi si rrobaqepës, farkëtar, barist, bënte punë shtëpie, etj. Ai ishte inteligjent dhe shumë i zoti, dhe rreth tij mblidheshin të gjithë djemtë e shkollës. Me ta, ai themeloi grupin e tij të parë, “Shoqata e lumturisë” më 1835, Gjon Bosko merr vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij: të hyjë në seminar. Pas disa vitesh studimi intensiv, u drejtua në përgjegjësi të bëhet prift për të rinjtë, në mënyrë të veqant për të rinjtë që kanë nevojë për ndihmë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]