Gjëna Gjini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjëna Themi Gjini u lind në Grabian në vitin 1923 në një familje të lidhur tërësisht me LANÇ. E përfshirë në Organizatën e Gruas Antifashiste, ajo i kontribuoi çështjes së çlirimit. Ajo kontribuoi edhe në vitet e para të pasçlirimit në aksionet për emancipimin e shoqeve, si edhe në vitet e mëvonshme. I qe dhënë titulli “Anëtar Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ”. Ndahet nga jeta më 28 shtator 2007.