Gjeografia e Indonezisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
pozita gjeografike e Indonezisë

Indonezia është shteti më i madh i Azisë Juglindore me sipërfaqe dhe numër të popullsisë. Ajo shtrihet në Arqipelagun e Malajës. Pozita gjeografike është shum e volitshme. Indonezia quhet edhe : ”urë” lidhëse natyrore. Indonezia shtrihet në mes Oqeanit Paqësorë dhe Oqeanit Indian, në njëren anë, dhe, në anën tjetër, mes Azisë dhe kontinetit të Australisë. Indonezia shtrihet në udhëkryqin më të rëndësishëm të botës. Rol të posaqëshëm luan ngushtica e Malajës dhe e Sundit. Është shteti i më se 3000 ishujve.

Vulkani Bromo në lindje të ishullit Java

Relievi i Indonezisë kryesisht është malor. Maja më e lartë malore është Kinabal me 4101 m. Shtrihet në një zonë shum labile seiamike ku ka më tepër se 400 vullkane, ku 106 prej tyre janë vullkane active. Tërmetet në këtë shtet janë të shpeshtë – vetëm në ishullin Java mesatarisht ndodhin 55 tërmete në vit.

Klima e Indonezisë është ekuatoriale-monsunuke me temperatura të larta dhe redhje të mëdha. Temperaturat mesatare sillen nga 25-27 °C, ndërsa reshjet 2000 – 6000 mm në viset malore.

Bimësia dallohet me pyjet dendura ekuatoriale me lagështi dhe gjelbërim të përhershëm.