Gjeografia e Shteteve - Kina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sipërfaqja e përgjithshme e Kinës është 9.596.960 km2, prej së cilës 270.550 km2 janë të mbuluara me ujë. Shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35° 00' V, 105° 00' L. Kina ka një vijë bregdetare të gjatë 14.500 km. Vija e përgjithshme kufitare tokësore e saj është 22.117 km. Kina në pjesën veriore kufizohet me Mongolin (4.677 km) dhe Rusinë në veri lindje (3.605 km) deri në lindje kur fillon kufiri i gjatë 1.416 km me Korenë Veriore, pastaj vijë bregdeti deri te kufiri në jug me Vietnamin (Vietnam 1,281 km) që vazhdon me Laosin (423 km), Birmanin (2.185 km), në jug-perëndim me Butanin (470 km), Nepalin (1.236 km) e Indin (3.380 km) duke kaluar në perëndim me Pakistanin (523 km), Afganistani (76 km), Kirgistanin (858 km) e Kazakistanin (1.533 km) në fund të së cilit fillon kufiri veri perëndimor me Rusinë (40 km).

Relievi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në pjesën më të madhe relievi është malorë, me rrafshnalta. Në perëndim dominojnë shkretëtirat ndërsa pjesa tjetër janë hapësira të rrafshëta me pellgje që përmbyllen me bjeshkë në lindje. Pika më e lartë ndodhet në lartësinë mbidetare 8.850 në Mont Everest. Ndërsa pika më e ulët -154 m n.n. e detit në vendin e quajtur Turpan Pendi

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtrirja e Kinës në gjerësitë gjeografike veriore, shumllojshmëria e relievit dhe hapësira e madhe teritoriale e saj janë faktorët kryesor që klima në Kinë të jetë e llojllojshme. Në Kinën veriore dhe perendimore klima është kontinentale, me verëra të nxehta dhe reshje të pakta, ndërsa dimri është i gjatë, i ftohtë dhe me borë. Në pjesën jugore t Kinës Veriore dhe në pjesën lindore të Kinës, klima është monsunike me dimër të thatë e me verë të nxehtë dhe të lagësht. Në këtë pjesë partaqitje të shpeshtë kanë tajfunet, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha. Në pjesën e brtendshme të Kinës, të rrethuara me male, klima është stepore dhe shkretinore ( në Tibet).

Hidrografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasuritë natyrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si pasuri natyrore më të përhapura, thuhet se janë qymyri, xehja e hekurit, derivatet e naftës, gazi natyrorë, merkuri [Hg], kallaji [Sn], tungsteni [W], stibiumi [Sb], mangani [Mn], molibdeni [Mo], vadiumi [V], magnetitet [Fe3O4], alumini [Al], plumbi [Pb], zinku [Zn], urani [U], si dhe prurjen më të madhe të ujit në botë.

Për sipërfaqe të punueshme të tokës, në vitin 2005 thuhej që të ishte 14,86 % të së përgjithshmes, ndërsa të mbledhura gjithnjë vetëm 1,27 %, të përvetësuara dhe të ujitura 545,960 km2.