Gjergj Karaiskaqi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Gjergji Karaiskaqis (greqisht: Γεώργιος Καραϊσκάκης Georgios Karaiskakis, 1782-1827) lindi në fshatin Mavromat të Agrafës dhe që në fëmijëri vuante nga sëmundja e mushkërive.
Kryelegjendari heroik i Rumelisë, është nga fara e Llalla-Jorgjit të Kënetës së Poshtme. Djalë i Jorgji Llallës ishte Dhimitër Llalla Isko, që bënte pjesë në ajkën e trimave të Ali Pashait. Dhimitër Isko përdhunon Zoinë, të venë e Janaq Mavromatioti, dhe e njohur e Ali Pashait, e cila, përpara përdhunimit ishte murgeshë. Zoia mbas lindjes së djalit, të cilin e quajti Gjergj dial i Dhimitër Llalla Iskos u largua nga manastiri për të jetuar në vendlindjen e saj. Në moshën të rritur Gjergji u pagëzua i krishterë nga Ndre Karaisko, i cili i dha mbiemrin e tij Karaiskaqi. Gjergj Karaiskaqi ishte kaçak kur u kap rob nga ushtarët e Ali Pashë Tepelenës. Ali Pashai i fali jetën Gjergj Karaiskaqit, të cilin e bëri njërin nga njerëzit më të besuar të tij. Në vitin 1824 qeveria greke në gjyqin e Mesollogjis e shpalli tradhtar Gjergj Karaiskaqin duke i hequr të gjitha gradat, por në vitin 1826 u fal, dhe kështu fitoi përsëri vendin e tij në ushtri. Ishte në kulmin e forcës dhe të lavdisë. Por koka e tij ishte pjekur mjaft për të rënë nga plumbat e tradhtisë. Kështu, Asambleja e Tretë e Përgjithshme në prill të vitit 1827 i heq drejtimin e ushtrisë çlirimtare të Greqisë Kontinentale Gjergj Karaiskaqit, duke ia dhënë anglezit Riçard Xhons. Gjatë betejës që u zhvillua në rrethimin e Akropolit, Karaiskaqin e plagosin rëndë në rrethana të dyshimta në pabesi. Kështu, më 23 prill 1827 vdes dhe e varrosin në Lefsinë. Vdekja e Gjergj Karaiskaqit ishte një humbje e madhe për kryengritjen greke të vitit 1821.